Shkruan: Rebecca Linton

Problemi me këtë pyetje është se nuk është shumë e qartë se çfarë llojë përgjigje po kërkohet. Një parafrazim i zakonshëm është ai se “ Çka e bënë jetën të vlefshme për t’u jetuar?” Ekzistojnë një numër i përgjigjeve subjektive për këtë pyetje.

Mendojini të gjitha arsyet se pse jeni i kënaqur që jeni i gjallë, dhe këtu është kuptimi i jetës tuaj. Disa kanë tentuar t’i japin përgjigje kësaj pyetje në më shumë mënyra subjektive: kjo është ta kesh idenë se nga çka përbëhet jeta e mirë.

Duket e arsyeshme të thuhet se disa mënyra të të jetuarit nuk janë të favorshme për begatinë njerëzore. Megjithatë, unë nuk jam i bindur se ekziston një mënyrë e duhur e të jetuarit.

Sygjerimi i saj, më shumë se sa arrogancë, do të ishte mundgesë e imagjinatës.

Një mënyrë tjetër e shtrimit të kësaj pyetje është “Cili është qëllimi i jetës?” Përsëri ne i kemi qëllimet tonë subjektive, por disa do të dëshironin të mendonin se ekziston një qëllim më i lartë i bërë për ne, ndoshta nga një krijues.

Është qështje debati nëse kjo do ta bënte jetën diçka të vlefshme apo të kthente atë në një ekuivalent të minjëve në një laborator eksperimentues. Por pse duhet të ekzistojnë një qëllim i jetës, i ndarë nga qëllimet që dalin nga brendia e saj?

Ideja se jeta nuk ka nevojë për një justifikim të jashtëm, është përkshruar nga Richard Taylor: “Në fund të fundit, përpjekjet tona mund të mos sjellin asgjë, por dita ishte e mjaftushme për vetëveten, e kështu edhe jeta. Në kuptimin e pytjetes “Pse jemi këtu” nuk ekziston përgjigja. Megjithatë, do të ishte gabim të konkludojmë se jeta është e pakuptimtë.

Jeta e ka një kuptim për njerëzit, prandaj është e kuptimtë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]