Gazetari Çim Peka në një deklaratë në Syri Tv, theksoi se përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së nuk është marrë nga Basha, për hir të partneritetit me SHBA-të.

Peka theksoi se ky vendim është marrë, pasi është Basha është marrë peng.

Ai shtoi se nesër ambasadorja amerikane do publikonte një letër për Bashën, që do të ishte edhe më e rëndë se letra për Berishën.

Ju pëlqen!

“Nesër do ketë një listë tjetër nga SHBA, ku emrat këtë herë janë nga maxhoranca e ndoshta edhe nga mediat. E them pa frikë, sigurisht me keqardhje, duket se Basha është i marrë peng.

Nuk është vendim që e ka bërë për hir të raporteve me SHBA-të, për hir të partneritetit, se partneriteti nuk lidhet me këto lloj kushtesh, është vendim për të shmangur një letër publike, që sipas njerëzve më të afërt të Ramës, nesër do publikonte ambasadorja amerikane e kjo letër do ishte shumë më e ashpër me Bashën sesa me Berishën”, deklaroi Peka.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.