Fillimisht u formuan skuadrat të cilat kishin edhe territorin ku organizonin aksione kundër policisë serbe. Grupet më të organizuara ishin në territorin e Drenicës, të komanduara nga komandanti Adem Jashari, por kishte edhe grupe të vogla të tjera si ai i Rexhep Selimit, i Sylejman Selimit, Sokol Bashotës. Adem jashari u sulmua më 30 janar të vitit 1991. Më 1 janar 1992 shkuan Ramiz Lladrovci dhe Jakup Krasniqi të njiheshin me situatën. Ata biseduan me Shaban Shalën dhe vendosen që të krijohej baza ushtarake në shtëpinë e tij. Aty u vendosën: Ademi, Hamza, Rifati dhe Sahit Jashari, Fadil Kodra dhe të tjerë kështu që deri më 22 janar 1998 fshati Prekaz ishte zonë ushtarake ku policia serbe nuk arriti të hynte…Në Klinë ishte Mujë Krasniqi që i përkiste Zonës Ushtarake të Drenicës, i cili ishte i lidhur me Rexhep Selimin. Zahir Pajaziti kishte kontakte direkt me Adem Jasharin por edhe permes Rexhep Selimit. Zahir Pajaziti kishte shkuar në Prekaz por edhe Ademi kishte shkuar në Llap dhe për këtë tregon vetë Musë Jashari. Zahiri kishte krijuar lidhje edhe me grupin e Radafcit, nabërgjanit etj. Në grup kanë qenë Qerim Kelmendi pastaj Adrian Krasniqi. Por grupet padyshim më të organizuara në atë kohë ishin në Drenicë dhe në Llap… Nuk duhet harruar që në Dukagjin Zahiri kishte shkuar edhe në Gllogjan.

Një episod

Zahiri e kishte një pistoletë shumë të mirë, e cila kurrë nuk kishte dështuar me rastin e atentateve të bëra. Luani e pelqeu këtë pistoletë, të cilën Zahiri ia dhuroi. Pas lufte vellezrit Haradinaj Ramushi, Dauti dhe babai i tyre e ftuan Qerim Pajazitin, babain e Zahirit dhe ia kthyen pistoletën. fatkeqësisht Zahiri dhe Luani bartesit e asaj pistolete tani ishin të përjetsuar ashtu siq ishte edhe Shkelzeni vellai i Luanit.
Në grupin e Drenic vepronin edhe Rexhep Selimi. Por duhet cekur këtë gjë. Për nevojën e formimit të Ushtrisë ishte biseduar edhe në radhët e LPRK’ës dhe në Zajaz ku merrnin pjesë në Një Mbledhje Konsultative: Ahmet Haxhiu, Azem Syla, Hashim Thaqi, Ali Ahmeti, Adem Grabovci, Gafurr Elshani, Sahit Berisha, Ibish Neziri, Ramadan Avdiu, Fatmir Brajshori, Behxhet Luzha, Halil Selimi, Hidajete Krasniqi, Hysen Gega, Beajdin Allaqi, u krijua Grupi për organizimin e Mbledhjes së IV-të i përbërë nga Hashim Thaqi, Bilall Sherifi dhe Adnan Asllani. Mbledhja e katërt ishte mbajtur në Prishtinë dhe aty mirrte pjesë edhe krahu ushtarak kështu që në fund të saj (zgjati dy ditë ndersa delegatët ishin të siguruar ngaqë ishte vërë rojë e armatosur përreth) ishte vendosur të forcohej puna per organizimin e aksioneve luftarake. Dhe më 26 dhe 27 korrik të vitit 1993 LPRK-es iu ndërrua emri në Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) dhe u morë vendimi kurcial formimi i Ushtris Çlirimtare të Kosovës! Por megjithate kur jemi te Zahiri do duhet cekur këtë gjë: Ai nuk ishte i kenaqur me punen e subjekteve politike të Kosovës, qofshin ato ilegale apo legale.. Kështu që ai ka pas ferkime të shumta edhe me LPK-ën e LKÇK-ën. UÇK-ja u formua dhe për emertimin e saj ka disa versione… Për mua qendron ajo që është thënë edhe më herët që; me 17.11.94 iu vu emri si UÇK-ë në Arau të Zvicres.

Ju pëlqen!

Unë do permendi vetëm disa nga ato variante. Sipas Musë Jasharit fjalën e parë Ushtri Çlirimtare e Kosovës e kishte dëgjuar prej Adem Jasharit. Izeir Mustafa gjatë stervitjeve ushtarake në Besianë në bisedë me Rrahim Hazirin vendosin që t’i thonë Zahir Pajazitit që grupet tona t’i quajmë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kur e kishin thirrur Zahirin nga Zvicra Islam Abdullahu dhe e kishte informuar se ishte vendosur per emrin Zahiri qe pergjigjur: Emër i madh qenka! Me fat! Emri nuk ka rëndësi por puna duhet bërë. Kosovën do ta çlirojmë” Zahir Pajaziti kishte një veti të lindur që të mendojë shumë dhe të flet pak. Në të parë ishte i qetë dhe kurrë nuk ngutej në vlerësime. mendonte analizonte edhe pastaj e jipte mendimin dhe ai ishte i prerë, i qartë dhe mobilizues. Nuk pinte duhan dhe as alkool. hante pakëz bukë, por më shumë pemë”. Për shaka njëherëi tha një shoku: „Ore, a e din çka i ka thënë nëna e Azem Bejtës një njeriu që kishte shkuar t’i bashkangjitej djalit të saj në luftë? Shko, në shtepi, se Azemi një javë jeton me atë që hangre ti në një vend!” Ai, Zahiri ishte një konspirator i vërtetë. Nuk kishte lejuar as edhe një herë që dikush të mund të kuptonte ndonjë gjë nga Ay e që nuk ishte e domosdoshme…Të gjithë luftetarët e Grupit të Zahirit kanë pasur pseudonimet. Zahiri ka pasur shumë pseudonime, por per shokët e Shtabit të Përgjithshëm ka qenë i njohur me ISMETI. Pastaj Iliri e kishte nofkën – Mërgimi, Rrustem Mustafa – Njëshi, Selim Haziri – Dyshi e kështu me radhë.

Sulmet e para në Zonën Operative të Llapit janë organizuar që nga viti 1981, kur ushtari i parë serb vritet në afërsi të Besianës dhe në arkivol e kthejnë në Beograd. Ato aksione u intensifikuan në kohën e Çetës së Llapit dhe ky kontinuitet është ruajtur deri në “çlirimin” e Kosovës në vitin 1999.
Zahir Pajaziti organizoi aksionet e armatosura në ZOLL. Ai jo vetëm që organizoi, por edhe vetë mori pjesë në aksione të armatosura. qË NGA VITI 1992 DERI NE VITIN 1997 KISHTE ORGANIZUAR SHUMË AKSIONE DHE VETËM NJË HERË AI NUK ISHTE KRYER sipas planit, sepse fisheku dështoi, nuk ndezi dhe Sredoje Radoviqit – Cipiripit iu zgjat jeta edhe për dy vjet. Kjo kishte ndodhur në shtator të vitit 1994. Të gjitha të tjerat ishin kryer me sukses. Cipiripi ishte njeri nder policët më kriminel, i cili bëri tortura të shumta në rajonin e Llapit dhe të Gallabit.. ndër ato familje që ishin torturuar ishte edhe Familja e Qerim Pajazitit, babai të Zahirit. Ishin rrahur në Gallab Qerimi dhe Agimi, vellai i vogël i Zahirit, pastaj te varrezat e fshatit Albanik Qerimi dhe Bajrami, vëllai i madh i Zahirit. Aty policia së bashku me cipiripin i kishin lënë si të vdekur. Në shtabin Qendror të UÇK-ës kishin bërë planin që më 27 shtator 1996 të kryejnë dy atentate: në një Besianë dhe tjetri në Runik të Drenicës. Zahiri kishte kerkuar që Atentatin në Cipiripin ta kryente vetë dhe ne mbremje erdhi kusheriri i tij Fadil Pajaziti. Ai e informoi se Cipiripi ishte në një kafene afër Shtepisë së Shendetit ne Besianë. Zahiri pergaditi automatikun dhe revolen e futi ne brez dhe aty e gjeti Cipiripin në të cilin shtiu me një karikator të cilin e zbrazi në trupin e tij. Në trup i mbeten 14 plumba.

Qytetarët e Llapit u liruan nga ky kriminel. Ky atentat pati jehonë të madhe në tërë territorin e Kosovës. Atentati tjeter i Zahirit, bashkë me Ilir Konushevcin është kryer kundër Millosh Nikoliqit nga fshati Surkish, inspektor i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Serbisë, me 27 tetor 1996. Atentati u krye afër shtepisë së tij në Surkish, ku mbeten të vrarë Millosh Nikoliqi, më i njohur si i ” biri i Dragqit” dhe Dragan Rakiq nga fshati Katunishtë. bashkë me Zahirin ka qenë edhe Ilir Konushevci. Në veturë për në Surkish kanë qenë edhe Selim e Naim Haziri dhe Naim Hyseni.
Aso kohe në mesin e ilegales por duke shperthyer ngadalë edhe të popullata ishin keto fjalë: Nikoliq more shka Edhe në hypsh në shtat kala Dora e Zahirit ka me të vra. Dhe me të vertet ashtu edhe ndodhi. Atentati më i organizuar është bërë kunder Radivoje Papoviqit, rektor i dhunshëm i Universitetit të Prishtinës, i cili i përjashtoi studentët shqiptarë nga objektet e tyre, dhe u dëshmua, si armik i përbetuar i popullit shqiptarë. Atentati ishte i organizuar mirë, në mënyrë profesionale me ” autobombë”, aktivizimi i së cilës u bë nga largësia. Vetura “autobombë” ka qenë e Ilir Konushevcit kështu që ai vetëm disa ditë më herët, e kishte shpallur, se vetura e tij ishte vjedhur. Në këtë aksion kishin marrë pjesë shumë veta por padyshim nder me të angazhuarit kanë qenë Hakif Zejnullahu dhe Ilir Konushevci.

Në këtë kohë, vetëm pak ditë më herët, Zahiri ishte nisur urgjent për Tiranë, kështu që në kohën, kur u bë shperthimi, ai gjendej në Shqiperi. Organet e policisë serbe, në veturen ” autobombë” zbuluan numrin e shasisë, me të cilën u dëshmua, se pronar i saj ishte Ilir Konushevci dhe kjo ishte e mjaftueshme, që të hapej procedurë e ndjekjes penale. Por, nga dita kur vritet Zahiri, Iliri me disa shokë, kaloi në ilegalitet dhe dy javë më vonë, ilegalisht kaloi në Shqiperi. Po ashtu, u kry një atentat në inspektorin tjeter të Policisë serbe, udbashin shqip-folës Ejup Bajgorën nga fsahti Lupq i Poshtëm. Ky udbash famëkeq, në lokalet e sigurimit serb në Prishtinë, pa nderprerë maltretonte të burgosurit; qofshin ata pleqë, gra apo edhe të rinjë. Ky inspektor kishte maltretuar sidomos të burgosurit e vitit 1993 dhe një nga ata që nga torturat e tij kishte pësuar dridhje në tru ishte edhe Fatmir Brajshori. Ai (Udbashi famëkeq Ejup Bajgora), ishte përcjellur tërë kohën në Prishtinë dhe në momentin, kur ai kishte marrë autobusin Podujevë – Prishtinë, me të zbritur te stacioni i Lupqit, vetëm pak hapa sa i bëri, u vra nga atentatorët motociklistë, e që ishin dy veta. Duhet thënë që njeri ishte nga një Zonë tjetër e Luftës. Për momentin kjo mbetet kështu. Zahiri e kishte ruajtur me ditë të tëra edhe gjyqtaren Danica Marinkoviqin, një kriminele serbe e cila bënte kërdinë, në ato vite ndaj shqiptarëve, e sidomos ndaj të burgosurve, të cilët vetë i merrte në pyetje nën dhunen policore. Gjatë atyre ditëve, Zahiri shëtiste rrugëve të Prishtines me bombë në xhep, pa siguresë, që në momentin, kur të ndeshet me të, ta aktivizojë. Te Zahiri e them me plot bindje, aq shumë ka qenë e ngulitur urrejtja ndaj kësaj krimineleje, sa që, po t’i jipej edhe mundesia më e vogël, ai bashkë me të, do ta hedhte edhe veten në ajër, veq ta kryente atë, që e kishte planifikuar, për ta kryer… Për sulmet që ishin bërë në Stacione të Policisë, pasi per to kam folur dhe shkruar në një artikull gazete , veq shkurtë. Më 2 gusht sulmohen këto stacione të Policisë…

Në Besianë – Zahiri dhe Avni Ajeti – Sokoli

Stacionin e policisë në llapias e kanë sulmuar Sejdi Rama dhe Shukri Ismajli… me veturë i kishte derguar Hakifi. Stacionin e policisë në Llabucë e sulmuan Rrustem Mustafa – remi dhe Muharrem Ismajli Stacionin e policisë në “Mahallen e Muhagjerëve” u sulmua me bomba ashtu si e kishte paraparë Ilir Konushevci dhe Selim Haziri… Shtabi Qendror dëshironte të informojë diplomacinë e shteteve perendimore, se në Kosovë është formuar ushtria dhe ajo nuk ishte organizatë terroriste por ishte Ushtri Çlirimtare, e cila lufton dhe do të luftojë në të ardhmen deri në çlirimin e tërë territorit të Kosovës. Komunikatat i mori mbi veti Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pastaj Shtabi Qendror i UÇK-ës përderisa Zahiri ishte në krye të tij. Komunikatat e para janë shkruar në Kosovë dhe pastaj ato janë dërguar në vende të tjera dhe u janë adresuar mjeteve të informimit. Nga ata që kanë mbetur gjallë, por që kryesisht e kishin selinë jashtë vendit e që herë – herë ktheheshin në Kosovë, ka mendime se komunikata e parë mbante nr. 7, por si komunikata komplete janë botuar nga komunikata nr. 13, e nënshkruar nga UÇK-ja. Ekzistojnë të dhëna që komunikata e parë është hartuar në Zvicër nga sektori i veçantë në përbërje: Azem Syla, Xhavit Haliti, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti. Lidhur me lëshuarjen e komunikatave, ekzistojnë edhe të dhëna, se janë hartuar në Prishtinë dhe me sugjerime e për konspiracion janë dërguar edhe në qendër në Zvicër dhe se ato kanë filluar nga numri 1, dhe se janë dërguar përmes telefonit nga Teatri Kombëtar. Aty punonte Bajram Zejnullahu, i vëllai i Hakif Zejnullahit. Këto Komunikata i ka dërguar Zahir Pajaziti.

Kjo e dhënë nuk është përgënjeshtruar nga askush deri më tash, por as nuk është konfirmuar. Se Zahir Pajaziti ishte komandant i parë i Shtabit Qendror të UÇK-ës, konfirmon edhe Qerim Kelmendi, i cili veç të tjerash shton: “Zahir Pajaziti ka qenë figura qendore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Xhemë Jakupi nga Shishmani i Gjakovës thotë: “Zahiri ka ardhë në shtëpinë time me shumë shokëtë tij. Mirëpo, një mund ta them: se asi djali nuk kam parë asnjëhrë, dhe sigurisht për këtë ai ishte në krye të tyre”. Të përfundojmë këtë mendim: Zahir Pajaziti ishte komandant i parë i Shtabit Operativ – Qendror të UÇK-ës në periudhën 1993 – 1997 dhe komandant i Shtabit të Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bazat ushtarake

Zahiri në disa baza ushtarake i kishte në fshatin Gallab pastaj në Kreshtë, në Lugëz, në Ballaban dhe në Hertizë. Asnjëra nga këto baza asnjëherë nuk është dekonspiruar.

Në rajonin e Llapit ka pasur disa baza në Gurash, në shtëpinë e Sabit Zejnullahut, në Balsh në shtëpinë e Enver Osmanit, në Bardhash, në Pollatë në shtëpinë e Muhamet Latifit, në Buzëllap në shtepinë e Çelë Gashit dhe Latif Gashit, në shtëpinë e Rrustem Mustafës në Besianë, në shtëpin e dajës së Avni Ajetit në Besianë, në Vinden, shtepia e Zahirëve në Kolaj dhe ndonjë tjetër për të cilat kanë qenë të njohur Zahiri dhe Hakifi. Në Prishtinë, bazë ushtarake ishte shtepia e Isak Shabanit në Kodër të Trimave, në Shtëpinë e Shaip Hazirit e një bazë e ka patur Ilir Konushevci dhe atë e kanë ditur vetëm Zahiri dhe Iliri Luftetarët e UÇK-ës pas kryerjes së aksionit shkonin në baza të kunderta nga vendi i kryerjes së aksionit. Nëpër baza janë vendosur natën dhe ditën nuk kanë bërë lëvizje. Baza Ushtarake ka pas formuar në ZOLL edhe Ahmet Haxhiu si në Dyz, në Koliq, në Venedis por edhe në Prishtine. Zahiri në Prishtinë ka qëndruar një kohë në shtepinë e Isak Shabanit e pastaj në një shtëpi që e ka marrë me qira në rrugën e Vushtrrisë. Por Zahiri më së shpeshti është strehuar në Gurash te Sabit Zejnullahu, pastaj në shtepinë e Ali Ahmetit në Gallab, te dajtë e tij në Herticë, por edhe në Batllavë të Bejtush Maliqi, në Llapshticë të poshtme në shtepinë e Rashid Muratit, në Besianë i ka pasur dy shtepi ku është strehuar: njera ka qenë e Sylejman Nezirit.

Në fshatin Bajgorë ka qëndruar vetëm dy herë dhe atë në shtepinë e Ramë Ukës, babai i Mehë Ukës. Heren e parë ishte me rastin e vizitës së kullës së Isa Boletinit dhe herën e dytë për të analizuar kushtet për formimin e grupit të UÇK-ës në Shalë të Bajgorës nga fundi i gushtit të vitit 1996. Zahiri nga Mehë Ukaj mori një lidhje të sigurt në anën e Vrrinit, familjen Badallaj, që ishte me rendesi për shkuarjen në Shqipëri. Por, kjo lidhje nuk është shfrytezuar. Zahiri shkoi për Shqiperi, kurse Mehë Uka u vra më 29 dhjetor 1996.

Zahiri Burgoset në Shqipëri Pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye të detyrës shkoi edhe në Shqipëri. Shkuarja e tij në Shqiperi është e lidhur edhe me nevojat e UÇK-ës për armë dhe municion. Në Tiranë ka biseduar edhe me njerëz që punonin në Gjermani dhe Zvicër, që ishin nga Rajoni i Llapit per sigurimin e mjeteve finaciare, për nevojat e organizimit të luftës çlirimtare në Kosovë. Zahir Pajaziti forcat politike, partit politike pa dallim i donte ë bashkuara dhe ato duhej t’i jepnin përkrahje politike UÇK-ës. Zahiri lidhjet me udhëheqsit e LKÇK-ës i kishte që nga fillimi me Nazmi Zukën dhe nëpermjet tij, një kohë edhe me krahun ushtarak të LPK-ës, kur Hajredin Hyseni ishte kryetar për rethin e Llapit. Zahiri në Shqiperi takohej me udhëheqjen e LKÇK-ës Fatmir Humollin, Nazmi Zukën, Sabit Gashin dhe të tjerë.

Në tetor të vitit 1995 Zahiri ishte në Shqiperi dhe shfaqi interesim të Takohej me prfaqesusin legal të LKÇK-ës SEJDI VESELIN. Takimin e mundesoi Nazmi Zuka. Në prill të vitit 1994 Zahiri qëndroi në Shqiperi gati një muaqj dhe vendosi të kthehej në Kosovë. Afër kufirit e zuri roja e Ushtrisë Shqiptare dhe u burgos. Për nevoja të Ushtrisë Zahiri kishte marrë 18 bomba në Shqipëri. Në burg e mbajtën 30 ditë, ku pastaj u lirua. Aty ia hoqen në tërësi flokët dhe vuajti burgun në kushte shumë të rënda. Anëtarët e LKÇK-ës Fatmir Humolli dhe Nazmi Zuka dhe shokë të tjerë u angazhuan për lirimin e tij, ATA E DERGUAN EDHE BAHRI BRISKUN TË INTERVENOJË TE SALI BERISHA, POR PUNA NUK U KRYE NGAQË BERISHA NUK I APROVONTE VEPRIMET QË DILNIN JASHTË POLITIKES SË LDK-ËS DHE IBRAHIM RUGOVËS. NË AKTAKUZË THUHEJ SE” mirrej me veprimtari të ndaluar për shtetasit shqiptarë”. Zahiri oficerit shqiptarë i kishte thënë: “SA TË MË MBANI JU NË BURG, AQ MË LARG ËSHTË LIRIA E KOSOVËS”. Burgun e vuajti në Bajram Curr. Zahiri në Shqiperi ishte takue me Ismet Abdullahun dhe me Nazmi Ajetin. Ata biseduan për UÇK-ën dhe për mjetet finaciare. Nazmi Ajeti e luti Zahirin që Avniun, vëllain e tij, ta inkuadrojë në UÇK-ën dhe bashkë të kthehen në Kosovë. Nga kjo kohë Avni Ajeti – Sokoli nuk u nda nga Zahiri deri në ditën e vrasjes së Zahirit. Pas vrasjes së Zahirit së bashku me Ilirin kaloi në Shqiperi, U kthye në Kosovë së bashku me Remin, kur shkoi në Shqiperi për furnizimin e ushtarëve të tij në Zoll.

Avniu ishte në njësitin “KOBRA” që nga formimi i saj.

Në vitin 1997 nga shumë shkuarje-ardhje Zahiri kthehet në Kosovë. Për aksione konkrete dolen me qendrimet e tyre Ilir Konushevci për Prishtinë dhe Rrustem Mustafa Remi për Llap. Zahiri kishte planifikuar të thërras edhe mbledhjen e Shtabit Qendror të UÇK-ës. Mirepo më 25 janar 1997 ishte burgosur Nait Hasani. Zahiri Ilir konushevcin, Isak Shabanin dhe Shaip Hazirin, i njohtoi në lokalin e Ilirit se ishte burgosur një shok i tij shumë me rëndësi. Po të njejten ditë në orën 16 u takua me Bislim Zogajn në stacionin e autobusëve në Prishtinë dhe sa u nda nga Zahiri arrestohet, kurse Zahiri, Hakifi dhe Edmondi vriten në Pestovë vetëm 20 minuta më vonë.. Burgosjet e vitit 1997 filluan. U burgosën 100 veta, mirepo padia u ngrit kundër 17 të akuzuarve. Nait Hasani, Agron Tolaj, Arif Vokshi, Hasan Zeneli, Qerim Kelmendi, Alban Neziri, Agim Makolli, Hamzë Pangjaj, Asllan Selimi, Eqrem Kastrati, Isak Shabani, Bislim Zogaj, Ilir Gashi, Ali Gjuliqi, Demir Limaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj, Hajdin Rama dhe Nezir Zogaj… Gjykata i denoi prej 4 deri në 20 vjet burgë (Nait Hasanin). Qerim Kelmendi u denua me 15 vjet burg në mungesë (arrati) dhe Hamzë Pangjaj u gjykua më 13 vjet në mungesë( arrati) të cilët nuk arritën t’i burgosnin. Gjatë këtyre arrestimeve u prangos edhe Besnik Restelica i cili ishte shok i pandashëm me Asllan Selimin.

Më 31 janar policia e rethoi shtëpin e Besnikut dhe e arrestuan, bashkë me shokun e tij Sylejman Jasharin nga Bardhashi, të cilin pas 5 dite e liruan. Besniku mbeti në burg në hetime në Prishtinë. Ai iu nenshtrua torturave nga më të ndryshmet. Kur nuk arriten për të zbuluar asgjë policët e shtuan dhunën dhe më në fund e vrasin.. Në trupin e tij janë zbuluar gjurmët e tre plumbave të shkrepur nga afërsia. Besniku është vrarë më 22 shkurt 1998, në burgun e Prishtinës. Policia familjen e tij e lajmeroi më 23 shkurt 1998, kinse Besniku, në burg e ka mbytur veten.
Besniku u varros me 24 shkurt 1998, me percjellje të disa mijera shqiptarëve, në varrezat e Besianës.. Në varrim fjalim mbajtën Ilaz Pireva dhe Hydajet Hyseni. Në Zërin e Kosovës, Fatmir Brajshori boton tregimin me titull: “Qëndresa” kushtuar pikrishtë Besnik Restelicës, Besniku ashtu siç e kishte emrin, mbeti BESNIK i përjetshëm i idealeve të tij; për liri dhe Bashkim Kombëtar… Profetët qysh herë e kishin thënë që dita e premte është ditë e shënuar. Por çka ndodhi në një të premte në Kosovë, në Prishtinë dhe në Pestovë? Dita e premte e 31 janarit e vitit 1997? Ishte ditë e Ramazanit. Klasa politike kërkonte të zbuloheshin autoret e ketyre aksioneve. Para dite në Lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Partia që i mbante atë si seli të veten dhe prijesi i asaj partie IBRAHIM RUGOVA, kërkonte:” zbulimin e autorëve, kërkonte qetësi, durim dhe zgjidhje tjeter nuk shihte, pos një lëmsh me fije të humbur.Meteorologen thonin se dita do të jetë shumë e ftohtë. Këto ishin shËnuar në kronikat të botuara nëpër gazeta në Prishtinë. Por ato gazeta nuk e shenuan thenjen e Zahirit: ” DIELLI PO NXEN NË PRISHTINË”, ku më 1993 ishte Formuar Shtabi Qendror i UÇKës punët e morën të mbarën. Në veçanti u vlersua sukses atentati me autobombë i kryer 15 ditë më parë në Prishtinë. Zahirin dita e premte e gjeti në Prishtinë. Atë natë u qua në syfyr dhe pastaj vazhdoi të pushonte edhe një kohë, sepse sipas planit e kishte shumë punë dhe detyra që duhej kryer brenda dite. Sa doli në derë u ndesh me policinë. Kjo ishte episoda e parë e ditës. Me gjakftohtësi u kthye prapa – në banesën e tij në Tophane. E mori telefonin dhe i thirri shokët, që ti vijnë në ndihmë. Ata u përgatitën dhe të prirë nga ILIR kONUSHEVCI E TË ARMATOSUR, I SHKUAN NË NDIHMË. KUR U AFRUAN VëREJTëN, SE POLICIA E KISHTE RRETHUAR NJË SHTËPI TJETËR DHE BËNIN BASTISJEN E SAJ. ATA, E LAJMERUAN ME TELEFON, SE AI MUND TË DALË, SE POLICIA ËSHTË DUKE E BASTISUR fqiun e tij. Pas kësaj informate Zahiri doli dhe vëtëm dy tri metra larg policëve kaloi, por nën përkujdesjen e shokëve. Shkuan në një çajtore afër derës së tregut dhe u ulën në katin e parë. Zahiri, Iliri, Shaip Haziri dhe Beqir Beqiri. Pastaj erdhi dhe Isak Shabani. Më parë i kishte telefonuar edhe Hakif Zejnullahut në Gurash që rreth orës 12 të vjen në Prishtinë dhe të takohen në vendin e caktuar. Hakifi erdhi dhe e parkoi veturen në rrugën e Vushtrrisë ku ishte parkuar edhe vetura e Ilirit dhe u gjend në çajtoren e Ilirit bashkë me shokë si e kishte informuar. Ekziston dyshimi se dikush e kishte lajmeruar policinë për Banesën e Zahirit në Tophanë, por nuk e kishte ditur me saktësi se cila shtëpi ishte. Policia e bastisi shtëpinë, nuk gjeti asgjë. Nuk e torturoi askend. Nuk e mori me vete asnjeri nga shtepia e bastisur.
Këto të dhëna vërtetojnë për mundësinë e dyshimit të bazuar se ishte kërkuar banesa e Zahirit për arrestimin e tij. Në çajtore të Ilirit më 31 janar u gjeten për herë të fundit Zahiri me shokët e tij luftëtarët e tij të zgjedhur. Dhe, ishte hera e parë dhe e fundit, që Zahiri fliste në një grup kaq të madh. Zakonisht bisedat i bënte në mënyrë individuale ose me ata që duhet të kryenin aksionin. Shokëve u tregoi: Një shok i yni është burgos, por nuk e permendi emrin e tij. Të gjithë kishin frikë se mund të rrezikohej edhe Zahir Pajaziti, por edhe të gjithë shokët. Mirepo, Zahiri foli me gjakftohtesi të madhe. Zahiri me këtë rast u tha shokëve se një kohë të gjithë duhet të kalonin në ilegalitet të thellë, të mos qendronin dhe të mos kthenin nëpër shtepiat e tyre. Kjo ishte porosi dhe detyrë që u kishte dhënë komandanti Zahir Pajaziti!!! Po ju tregojë vetëm një episod të shkurtër edhe pse po dal nga Tema: Ahmet Haxhiu – Plaku (baca) kishte filluar kudo që të ketë mundësi të mblidhte armë dhe të krijonte bunkerët. Njëherë ia kishte dhënë një sasi armësh N.N (nuk është me rendësi kjo) nga Llapi për t’i strehuar armët.. Personi që i kishte marrë armët nga frika që keto po i zbulohen, i kishte groposur në tokë.. Kur baca shkon për t’i marrë armët, N.N i thotë: ” Sonte s’mund t’i jap se i kam futur në dhe.” baca Ahmet i thotë: Po, pse bre burrë nuk më ke çu fjalë e me ardhë e me i marrë para se ta bash këtë punë” e qorton Baca Kur i merr armët duke i kontrolluar i pastron e i lyen sipas rendit, por disa nga ato kishin marrë korizion. Ishte hera e parë që SHOKËT e kishin parë bacën të ligështohej. I panë lotët që i rodhën nëpër fytyrë dhe i pikuan mbi armët amanet – brezash.

Vazhdojmë me Zahirin

Iliri ia kishte dhënë njeriut të caktuar që të përdorej makina e tij si veturë ” autobombë” për të vrarë Papaviqin. Atentatori kishte dhënë sigurime se vetura do të shkatrrohej në tërësi dhe kurrë nuk ka mundesi të ndiqej ndonjë shenjë. Por, gjatë hetimeve policia e kishte gjetë numrin e shasisë së veturës. Kjo ishte e mjaftueshme që policia të hetonte hetimet për Ilirin. Policia kishte biseduar se mos Iliri kishte dyshimet e tij se kush ia kishte vjedhur veturën. Iliri ishte pergjigjur: Kur të humbë malli të humbë edhe shpirti. Unë, dyshoj në të gjithë qytetarët derisa të gjendet vetura, por nuk mund të tregoj me gisht për askënd. Për të gjitha keto Iliri e kishte lajmëruar Zahirin. Më 29 Zahiri dhe Iliri kanë biseduar me njeri tjetrin dhe ky i pari i kishte thënë se duhet të shkonin në një detyrë të rëndësishme.

Cila ishte detyra e veçantë?

Dihet se rruga që mori Zahiri ishte për në drejtim të Vushtrrisë. Por, nuk mund të konfirmohet se ishte deri aty apo ishte për në Mitrovicë. Supozimi i parë ndoshta do të mund të ishte se ishin nisur për të vrarë komandantin e tmerrshëm të policisë – Vuçina, kriminel i deshmuar por per Zahirin kjo gjë nuk paraqiste ndonjë gjë të madhe, ishte sprovuar ai nëpër vite për aksione të tilla. Ajo se si ishte ndryshuar plani, që edhe Iliri të mos ishte me ta, në veturë besoj që e keni lexuar dhe ditur sikurse edhe takimin e tij me Bislim Zogajn te stacioni i Autobusave, ku po sa ndahet Bislimi nga Zahiri, menjeherë prangoset ndersa Zahiri vetëm gjysmë ore më vonë vritet.
Ajo që është dhe sot e kesaj dilemë është se si e ka pergaditur policia të ” ashtuqujturen ” përcjellje japoneze” e cila nënkupton, përcjellje nga ajri me helikopter, mjetet e blinduara të fshehura dhe policia në pritë në të dy anet e rrugës. Po ashtu thuhet se dikund nja tri orë më herët, policët i kanë detyruar banorët e fshatit Pestovë, të hynë mbrenda në shtëpia dhe të mos tentojn të dalin nga aty. Pastaj kjo vrasje ka lënë shumë dilema nder te cilat është ajo; se si u identifikua makina dhe si ishte e mundur që pikerisht kjo makinë të bjerë në prit të policisë.
Përleshja ka ngjarë pak pas orës 16°°. Po atë ditë, pra më 31 janar (ditë e premte kur vetëm pak orë më heret në Konferencen e Rregullt të Rugovës për shtyp ishte kerkuar të zbulohen akterët e vrasjeve ” enigmatike dhe kurdisjeve të bombave”) të vitit 1997 bijn në fushën e nderit Komandant Zahir Pajaziti së bashkë me shokët e tij: Hakif Zejnullahun (me Hakifin ishin dajë e nip) dhe Edmond Hoxhën!!! E para që i kishte identifikuar ishte një infermiere mnga Gurashi e cila e kishte njohur kufomën e Hakifit kështu që ajo e kishte lajmeruar me telefon Fixhrijen, motrën e Hakifit, e martur për Ismet Hazirin djalin e Kadrisë nga Muhazopi dhe me vendbanim në Prishtinë. Ajo pastaj lajmeroi nëpermjet vjehhrrit të saj Kadriut, Sabitin dhe kështu ky lajmë i kobshëm, jehoi kudo nder shqiptarë të ndershëm dhe të devotshëm, për çështjen tonë Kombëtare.
Varrimi ishte bërë më 1 shkurt dhe Familjet ishin marrë vesh që Zahiri të varoset në ora 13°° ndersa Hakifi në ora 15°° kështu që të kishin pasur mundesi të mernin pjesë të gjithë ata që ishin të interesuar në të dy varrimet. Gjatë Luftës së Haptë dhe heroike që bëri ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua edhe një Brigadë së cilës emri iu vu emri : Brigada 151 “Zahir Pajaziti”. Dëshmorë të kësaj brigade janë: Isa Havolli, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Bajram Murati, Rushit Selmani, Adnan maliqi, Jusuf Pallomi, Shefki Kuleta, Raif babatinca, Sahit babatinca, Tefik babatinca, Halim Statovci, Hajdin haliti, Mehmet Visoka, Shaban Avdiu, Muhamet Sokoli, Raif haliti, Murat Murati, Behar Begolli, Mentor Retkoceri, Esat Berisha, Enver maloku, Ibrahim Krasniqi, Bekim Maliqi, Belim Lushaku, habib Zeka, Fadil Sejdiu, Nazmi Zhegrova, Islam Rekaliu, Selim Rekaliu, Skender Zejnullahu, Miftar zejnullahu, Lulzim Jashari, Remzi Demolli, Jetullah Kastrati, Driton Azemi, Ismet Beqiri, Nazmi Ismaili, Fatmir Selmani, Hamdi Sejdiu, Ragip Ademi, Shemsi Isufi, Bekim mani, Ferat Aliu, Sami Plakolli, Bedri Bislimi, Fazli fetahu, Mirsad Gashi, Shahin Gashi, Eset Maloku, Bedri maloku, Fatmir Hyseni, Skënder Gashi, Behram behrami, Avdyl Nimani, Emin Sinani, Hasan Jasha, Milaim Qerimi, Musa Qerimi, Ilaz Selimi, Ahmet Shabani, Abit Sinani, Hasan Dema, Jetullah Islami, Sali Qerimi (nëse e kam harruar ndonjerin Ata s’do t’i harrojë kurrë Toka e Kosovës… por as edhe shokët e tyre kështu që mund ta plotësojnë këtë gjë….)

Këtu nuk i shkrova Eprorët dëshmorë, Dëshmorët e gardës, BIA-s, Të Brigadës 153 ” Hyzri Talla” por vetëm Ata të Brigadës së 151 ” Zahir Pajaziti…

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.