Publicisti i njohur shqiptar Fatos Lubonja kishte dhënë mendimin e tij për MekuliPress, lidhur me zhvillimet në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017.

Fatos Lubonja, aso kohe kishte thënë se ata që përfaqësohen nën petkun UÇK-së u mungon dituria dhe ndershmëria.

“Kosovës i duhen njerëz të ditur dhe të ndershëm, dhe kam përshtypjen atyre që përfaqësohen nën pëtkun e UÇK-së, i mungojnë që të dyja”, ishte shprehur Fatos Lubonja për MekuliPress.

Ju pëlqen!

Në anën tjetër, Lubonja kishte dhënë një këshillë për Lëvizjen Vetëvendosje e cila po pretendonte të formoj institucionet.

“Albini dhe Vetëvendosja, me të vërtet duken i ndershëm, por po i’u futën aventurave nacionaliste, në vend se të ndërtojnë shtetin e së drejtës në Kosovë, më shumë do të hapin punë se do zgjidhin”, ka përfunduar Lubonja intervistën tek MekuliPress.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.