Cili ishte kontributi i Besa Shahinit në arsimin shqiptar?

Redi Muçi

Besa i shërbeu fare mirë ndryshimit të imazhit që Edi Rama projektoi për ministren e re të arsimit, pas dështimit kolosal të Lindita Nikollës në përpjekjen e saj të legjitimonte një reformë në arsimin e lartë të sponsorizuar nga Henri Çili.
Besa ishte fytyra engjëllore që u servir si mësimi i nxjerrë nga Edi Rama pas protestave studentore të fundvitit 2018.
Besa ishte jo vetëm e paaftë të argumentonte e të mbronte politikat arsimore shkatërrimtare që imponon ligji në arsim, por e vetëdijshme për këtë, ajo as që e merrte mundimin fare.
Besa vegjetonte mes fjalimesh të mësuara përmendësh – si ato çupat e bankës së parë që duan t’i bien në sy presorit – dhe intervistash të sajuara ad-hoc me ndriçim dhe montazh cilësor.
Besa na la shëndenë pikërisht në pikën më kritike, ku i gjithë arsimi – nga fillorja në universitet – ka nevojë për riorganizim dhe zgjidhje praktike për shkak të pandemisë.
Lamtumirë, Besë! Që nga Luigj Gurakuqi, ti duhet të jesh ministrja e arsimit më kot që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ti nuk bëre keq, se të keqen e kanë bërë ‘ustallarët’ shumë kohë përpara.
Ti ishe thjesht kot. Por në kotësinë tënde sublime, i shërbeve devotshëm të keqes.
May the stones forget you.
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.