Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, gjatë një intervistë me Youtube-rin e teknologjisë, Marques Brownlee, tha se ka blerë makinën  e tij të parë elektrike, Porshe Taycan.

Si një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates tani e shpenzon kohën në përpjekjen e tij filantropike, duke u fokusuar në ndryshimet klimatike dhe shëndetin global.

Duke diskutuar për punën e tij, Gates shpjegoi se automjetet elektrike janë një nga sektoret më optimiste për uljen e emetimeve, pasi po bëhen gjithnjë e më shumë të populluara.

Ju pëlqen!

“Sapo kam marrë një makinë elektrike – Porshe Taycan – dhe më duhet të them se është një makinë me çmim premium, por është shumë, shumë e lezetshme. Është makina ime e parë elektrike dhe po e shijoj shumë” u shpreh Gates.

Por, i pyetur se çfarë do t’i shtynte njerëzit të mos blinin makina elektrike përveç çmimit, Bill Gates shpjegon se problemi kryesor me të cilin automjetet elektrike po hasen ende, është rrezja e tyre, deri aty ku mund t’i çojnë bateritë.

Lexo po ashtu:  Strategjia e zgjedhjeve të Edi Ramës: Shpikja e "armikut" Ilir Meta për të mos folur për çështjet reale. Këtë bënte edhe Lulzim Basha

“Nëse dëshironi të shkoni në distanca të largëta, koha që kërkon karikimi i baterisë, përhapja e pikave rimbushëse, në krahasim me pikat e karburanteve” shpjegon bashkëthemeluesi i Microsoft.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!