Një gjumë i mirë na mundëson që të jemi më të çlodhur dhe me më shumë energji, ndaj për realizimin e tij është e rëndësishme që të zgjidhet pozicioni optimal.

Studime të ndryshme kanë konfirmuar se ana e majtë është më e duhura për të pushuar më mirë dhe ja pse:

Ndihmon aparatin tretës– Fjetja në anën e majtë lehtëson funksionimin e aparatit tretës dhe kalimin jashtëqitjeve drejt zorrës së trashë. Po ashtu kush ka probleme me stomakun, në këtë pozicion do të ndihet më mirë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Dobi për zemrën– Arteria më e madhe e trupit, aorta, ndodhet në anën e majtë, çka do të thotë se fjetja në anën e majtë, stimulon qarkullimin e gjakut.

Më pak presion mbi shpretkë– Shpretka ndodhet në anën e majtë të trupit. Është përgjegjëse për pastrimin e gjakut si dhe për eliminimin e papastërtive. Fjetja në anën e majtë stimulon punën e saj. I gjithë trupi përfiton- Duke qenë se stomaku dhe pankreasi ndodhen në anën e majtë, i gjithë sistemi punon më mirë, nëse shmanget gjumi në anën e djathtë.

Gërhitja- Gjumi në anën e majtë, ndihmon për të marrë frymë më mirë dhe për pasojë të mos gërhitet, shkruan noa.al. Ky pozicion parandalon djegien e stomakut, dhimbjen e qafës dhe shpinës. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...