Tani ekziston edhe një arsye tjetër për kujdesin që duhet të kemi mbi shpeshtësinë e pagesave me karta debiti dhe krediti: Përdorimi i tepërt i tyre mund t’ju sëmurë. Përveç faktit që pagesat me kartë janë një mënyrë shpenzimi që e bën individin të harxhojë më shumë duke humbur disi kontrollin e blerjeve, një studim i ri thotë se ato janë ndër sendet më të pista, madje më shumë sesa paratë cash.

LendEDU.com, një faqe interneti financiare, testoi artikuj të ndryshëm për sasinë e mikrobeve që ato mbanin duke gjetur që kartat e kreditit dhe debitit janë në krye të listës, gati po aq e ndoshta dhe më shumë se sa banjat publike. 41 kartat e pagesave që u testuan nga faqja e internetit kishin një rezultat mesatar të mikrobit 285, krahasuar me 160 e kartëmonedhave dhe 136 për monedhat e ndryshme. Ndërkaq në testet e kryera në banjat publike studimi doli në përfundimin se banjat publike kishin një rezultat mesatar prej 163, pra shumë më pak se kartat e kreditit/debitit.

“Kur mendoni për të gjitha vendet që kanë qenë paratë tuaja dhe në sa duar kanë kaluar, ju e kuptoni që kartëmonedhat bëhen ‘anije’ transportuese të mikrobeve”, vuri në dukje autori i studimit, Michael Brown. Kështu ndodh edhe për kartat e pagesave, të cilat “futen në një sërë pajisjesh, kalojnë duar më duar ose qëndrojnë nëpër banakët e lokaleve apo restoranteve”, tha ai.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Raporti ka ofruar disa sugjerime sanitare, nga pastrimi i kartave në mënyrë periodike deri tek larja e duarve sa më shpesh para dhe pas përdorimit.

“Për dijeninë time, fshirja e kartës tuaj të kreditit ose e debitit me një pecetë antibakteriale nuk do të ketë ndikim të dëmshëm në çip ose në shiritin magnetik,” tha Brown. “Kam dëgjuar gjithashtu se përdorimi i gomës bën mrekullira për të fshirë çdo grime që ekziston në shiritin magnetik”. Sidoqoftë ndër gjithë format e mundshme të pagesave, paratë e gatshme mbeten forma më e përdorur, sipas një studimi të Rezervës Federale. (azcentral)

Edel Strazimiri / SCAN

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!