Aftësia për të pasur nën kontroll impluset e momentit, të cilat bien ndesh me qëllimet që kemi, është një shenjë dalluese e njerëzve të suksesshëm. Studimet kanë treguar që njerëzit me vetëkontroll të fortë kanë shëndet më të mirë, financa të shëndosha dhe karrierë afatgjatë. Ata gjithashtu kanë probabilitet më të ulët që të kenë probleme me kequshqyerjen, mbingarkesën, pirjen e duhanit, alkoolit ose abuzimit të drogës si dhe sjellje joetike.

Së fundmi, studimet kanë zbuluar se pasja nën kontroll e emocioneve të forta ka gjithashtu dhe anë të ‘’errëta’’.

Vetëkontrolli mund të kufizojë përvojat emocionale. Një nga arsyet pse njerëzit me vetë-kontroll i rezistojnë tundimeve është se ata përjetojnë më pak dëshira joshëse. Por kjo gjithashtu mund të nënkuptojë që këta njerëz kanë përvoja më pak intensive emocionale. Për shembull, vetëkontrolli i lartë mund të parandalojë që punonjësit të gëzojnë plotësisht rezultate pozitive në karrierë, të tilla si ngritje në detyrë apo vlerësime të shkëlqyera të performancës. Kur njerëzit reflektojnë për jetën e tyre, ata kanë tendencë të pendohen që ushtrojnë shumë vetëkontroll (p.sh., duke zgjedhur punën në vend që të argëtohen) ​duke humbur kështu kënaqësitë e vogla të jetës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Gjithashtu vetëkontrolli mund të çojë në një ngarkesë të shtuar të punës. Njerëzit kanë tendencë të mbështeten te të tjerët me vetëkontroll të lartë, dhe kjo mund të bëjë që këta të fundit të ndjehen të ngarkuar. Për shembull, një punonjës që është shumë i mirë në ushtrimin e vetëkontrollit mund të mbingarkohet nga kërkesat e kolegëve të saj për të ndërmarrë detyra dhe përgjegjësi, pasi të gjithë e dinë se ky person do të arrijë t’i përmbushë me siguri të gjitha kërkesat.

Por vetëkontrolli nuk është për të gjithë. Për disa njerëz, ushtrimi i vetëkontrollit mund të duket mjaft i vështirë, ose gati gati i papërballueshëm, pasi ju duket sikur u kërkohet të shtypin veten e tyre të vërtetë. Ky është rasti, për ata individë që mbështeten më shumë në ndjenja sesa në arsye kur marrin vendime. Janë pikërisht këta persona që janë më pak të kënaqur me vendimet që duhen të ndërmarrin për të pasur vetëkontroll. Për shembull, një punonjës që merr vendime kryesisht të bazuara në ndjenja mund të mos jetë aq i kënaqur me veten, edhe nëse ai ka arritur suksesin e dëshiruar.

Vetëkontrolli është një taktikë e rëndësishme për të arritur objektivat. Sidoqoftë, në vend që ta trajtojmë vetëkontrollin si përcaktuesin e vetëm të lumturisë dhe suksesit, duhet ta shohim atë në kontekstin më të gjerë, duke parë dhe se si ndikon ai në personalitetin tonë. Përveç ushtrimit të vetëkontrollit, pranimi i dobësive është gjithashtu i rëndësishëm. Psikologët e quajnë këtë “vetë-dhembshuri”. Kjo i ndihmon njerëzit të njohin veten më mirë duke vendosur qëllime më realiste. Prandaj, në vend që të jemi gjithmonë të ashpër ndaj vetvetes dhe të shtyjmë kufijtë tanë, ndonjëherë të qenit i sjellshëm me veten mund të jetë një mënyrë më e mirë për të arritur qëllimet tona!

Elefteria Zguri

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...