Një çiklist do të fluturonte me avionin “MH370”, por ai i ndryshoi planet në minutën e fundit. Kështu ai i shpëtoi vdekjes për herë të dytë, pasi ai nuk hypi as në avionin “MH17” për shkak se gjeti një ofertë më të mirë. Shprehja “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër” dhe e anasjella është plotësisht e vërtetë për rastin në fjalë.

Supozohej se Maarten de Jongeb do të udhëtonte në avionin “Malaysia Airlines MH370” në muajin mars midis Kuala Lampurit dhe Bejingut, por ai vendosi që të udhëtonte më parë. Avioni “MH370” më vonë u zhduk me 227 persona në bord, dhe deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tij. Ditën e enjte, Maarten do të fluturonte sërish me një tjetër avion fatkeq, këtë herë në avionin “MH17” nga Amsterdami në Kuala Lumpur, por pas gjetjes së një bilete që kushtonte më lirë, ai vendosi që të fluturonte ditën e sotme. Kështu ai i shpëton vdekjes 2 herë nga avionët fatkeqë me të cilët do të udhëtonte.

Në një postim në internet, Maarten është shprehur se ndjehet shumë i lumtur që ai shpëtoi sërish. “Sa i lumtur jam për veten dhe familjen time që ndërrova mendje në momentin e fundit për të hypur në avion. Në fund të fundit historia ime nuk është asgjë në krahasim me mjerimin për të cilin aq shumë njerëz po paguajnë”, shkruan çiklisti.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!