Chris Hemsworth, ka vendosur të jap një donacion për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në vendin e tij.
Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, ai tregon se po dhuron një milion dollarë për shërbimet rurale të zjarrfikësve. Hemsworth, 36-vjeç, në video po ashtu u kërkon fansave të bëjnë atë që munden për të ndihmuar.“Përshëndetje të gjithëve. Sikurse ju, edhe unë dua të mbështes luftën kundër zjarreve këtu në Australi”, tha ai në përshkrim. “Familja ime dhe unë po kontribuojmë me një milion dollarë. Çdo qindarkë llogaritet, kështu që çdo gjë që mund të mblidheni vlerësohet shumë”.

“Në biografinë time unë kam shtuar një lidhje për të mbështetur zjarrfikësit, organizatat dhe bamirësit gjatë kësaj kohe shkatërrimtare dhe sfiduese”, vazhdoi ylli i “Thor”.