Edin Dzeko rreshtohet në krah të teknikut të tij Fonseca duke shprehur pakënaqësitë lidhur me diferencimin e stërvitjeve për atletët e sporteve individuale (nisin të hënën) e atyre të skuadrës (ende pa datë): “E gjej absurde të mund të stërvitesh në parqe e jo në Trigoria, ku Roma siguron mbrojtjen e duhur”.

Sulmuesi, në lidhje direkte në Instagram në profilin zyrtar verdhekuq, konteston disa nga kritikat që lidhen me botën e futbollit: “Thuhet gjithnjë se futbollistët fitojnë shumë, por ka shumë njerëz që punojnë me këtë sport, jo vetëm futbollistët. Nuk duhet folur vetëm për pagat tona, nuk është ajo cështja. Jam dakord me Acerbi e Immobile, vendi më i sigurtë për ne futbollistët është fusha”.

Ju pëlqen!

Më pas boshnjaku i përgjigjet pyetjeve të tifozëve, duke evidentuar tek “Chiellini, Koulibaly, Skriniar e Acerbi” mbrojtësit më të fortë me të cilët është përballur në Serie A, duke saktësuar: “Chiellini në fakt është një që të ‘çan dërrasat’ gjithnjë”.

Sulmuesi i është kthyer edhe ndjesisë së marrë nga shiriti i kapitenit në krahë, në një skuadër si Roma: “Një krenari, pas kapitenëve të rëndësishëm si Totti, De Rossi e Florenzi. Do të thotë se kam bërë mirë e shpresoj shumë që edhe tifozët të jenë krenar në të njëjtën mënyrë, do të mundohem ti bëj të lumtur”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!