Jan Oblak është në radarin e Chelsea.
Skuadra e Chelsea nuk po rahatohet dot me portën, edhe pse kanë shpenzuar shumë për të afruar Kepa Arrizabalagan.
Pas paraqitjeve jo bindëse të spanjollit, ‘Blutë’ kanë kthyer vëmendjen kah anëtari i Atletico Madrid, Jan Oblak.
Ju pëlqen!
Sipas raportimeve të’Goal’, Chelsea do të duhet të paguajnë 120 milionë euro për kartonin e sllovenit, transmeton lajmi.net.
Mbetet akoma e paqartë nëse27 vjeçari do të jetë gati të largohet nga Atletico këtë verë, me trajnerin Diego Simeone që është gati të bllokojë transferimin e mundshëm të portierit.
Chelsea po angazhohet edhe për transferimin e mesfushorit Kai Havertz, gjë që vështirëson përkushtimin për Oblak.