Chelsea vazhdon përpjekjet për blerjen e Kai Havertz nga Bayer Leverkusen.
Chelsea është në bisedime me yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.
Por, Blues ende nuk kanë arritur marrëveshje me klubin gjerman në lidhje me çmimin e tij, raporton Goal, transmeton lajmi.net.
Ju pëlqen!
Leverkusen nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka shtuar vendosmërinë e Havertz për largim nga klubi.
Leverkusen nuk kundërshton mundësinë e shitjes së 21 vjeçarit.
Mirëpo, klubi nga Bundesliga besohet se kërkon rreth 76 milionë euro për shërbimet e tij.