E keni parasysh fotografine me te famshme te Che Guevares, ate qe riprodhohet nga te gjithe ne nje sere objektesh, si bluza, postera, tatuazhe etj?
Në te vertete ajo fotografi eshte perpunim i origjinales qe eshte kjo.

“GUERRILLERO HEROICO” është një fotografi e famshme e Ernesto “Che” Guevara, shkrepur më 5 mars 1960 në Havanë nga fotografi Alberto Díaz Gutiérrez, i njohur më mirë si Alberto Korda.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ne 4 mars 1960 dy shpërthime në portin e Havanës shkaktuan 100 të vdekur dhe Fidel Castro të nesërmen, vendosi të organizonte një ceremoni në përkujtim të viktimave, në të cilen mori pjesë edhe Che Guevara. Korda ishte i pranishem si fotograf personal i Fidel Castro dhe arriti ti shkrepte kete fotografi Che Guevarës, ku në të majtë ndodhet gazetari argjentinas Jorge Ricardo Blanco dhe pas Che Guevares, deget e nje palme.

Pas kësaj, në momentin e stampimit, vet Korda vendosi të izolonte vetem figurën e “Che” Guevares duke eliminuar gazetarin ne te majte dhe deget e palmes.
Fotografia u botua menjëherë në disa gazeta kubane, por pastaj mbeti praktikisht e panjohur.
Në qershor te 1967, Giangiacomo Feltrinelli shkoi në Havanë, dhe u takua me Alberto Kordan. Fotografi i dha fotografine e Che Guevares pa dashur kompensim. Portreti u publikua në Itali,dhe qe nga ai momemt riprodhohet në disa fusha nga më të ndryshmet: design, fashion, filma, reklama. Autori i saj kurrë nuk ka kërkuar të drejtat per fotografine dhe as ka marrë ndonje kompensim nga Giangiacomo Feltrinelli dhe per kete fakt, Korda eshte shprehur: “Edhe pse unë kurrë nuk kam perfituar nga kjo fotografi, falenderoj Feltrinellin qe me beri te famshem. ” /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]