Me siguri e njihni Changi Airport në Singapor, pasi është aeroporti më përrallor në botë, për shkak të kopshteve tropikale, infrastrukturës moderne, dyqaneve luksoze. Edhe pse për vite me radhë ka fituar çmime si aeroporti më i mirë në botë, së fundmi është akuzuar se projekti madhështor, ka qenë në fakt një kopje e Doha Airport në Katar.

Changi Airport, i cili  ka mirëpritur mbi 50 milionë vizitorë deri më sot, është akuzuar nga Akbar Al Baker, CEO i Qatar Airways, i cili është gjithashtu CEO i aeroportit ndërkombëtar Hamad, kur ka prezantuar planet ambicioze të zgjerimit të aeroportit Doha.

Pas një deklarate të dhënë lidhur me përshkrimin e punimeve që do të kryheshin, në të cilin përmendi kopshtet tropikale e detaje të tjera që krijuan idenë se Doha do të kopjonte Changi Airport, atëherë CEO i Qatar Airways filloi të nxjerrë ‘anët e errëta’ të historisë.

“Dikush na e ka kopjuar dizajnin, të cilin e kemi hedhur në tavolinë këtu e gjashtë vite më parë. Ne kishim persona që i përkisnin atij vendi, nuk dua të përmend me emër, i cili e mori dhe e bëri për vete” raportoi Akbar Al Baker për mediat.

Nga ana tjetër, CEO i Changi Airport  si dhe arkitekti i projektit kanë mohuar akuzat e bëra, megjithatë se cili ka kopjuar kë, kjo mbetet për t’u parë.

Burimi: Bloomberg