Të merrni sasinë e nevojshme të ushqyesve thelbësorë është më e lehtë nga sa mendoni, nëse ushqeheni në mënyrën e duhur.

VITAMINA A:
50 g karota të gatuara në avull për shikimin, lëkurën, forcimin e sistemit imunitar dhe fertilitetin;

VITAMINA B2:
2 vezë, 1 fetë e bukë e thekur dhe 125 ml qumësht i skremuar, për lëkurë të shëndetshme dhe energji;

Ju pëlqen!

VITAMINA B6 DHE B12:
1 gotë me kos dhe 1 banane për gjakun, nervat, dhe mirëfunksionimin e sistemit imunitar; Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

VITAMINA C:
1 kivi dhe 1 gotë lëng portokalli për të forcuar sistemin imunitar, kockat, lëkurën, nyjat dhe përthithjen e hekurit në organizëm;

VITAMINA D:
85 g salmon për të rregulluar nivelet e kalciumit në organizëm, për shëndetin e kockave dhe të zemrës;

VITAMINA E:
1 kupë me brokoli të pagatuar (të freskët) dhe 50 g bajame për të mbrojtur membranat qelizore, rigjenerimin e qelizave dhe për të rritur pjellorinë;

KALCIUM:
1 gotë me qumësht dhe 1 racion spinaq për forcimin e kockave dhe dhëmbëve;

HEKUR:
sallatë me spinaq, 1 pjatë supë me thjerrëza dhe 1 racion mish i kuq për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat furnizojnë me oksigjen gjithë organizmin;

MAGNEZI:
2 feta bukë integrale, 1 kupë spinaq i gatuar dhe 1 pjatë thjerrëza për tensionin e gjakut dhe rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!