Gjatë Luftës e Dytë Botërore në Shqipëri, si në çdo luftë tjetër e në çdo kohë, janë kryer shpesh këmbime robërish mes ushtrive që luftonin kundër njëra-tjetrës. Ushtria italiane, në fund të verës së 1943, ndërsa gjendej fare pranë kapitullimit të saj, vijonte të ishte në frontin armik për Ushtrinë Nacionalçlirimtare.

Gjatë një përpjekjeje në fillim të gushtit 1943, partizanët kishin zënë robër 11 ushtarakë; 8 italianë e 3 shqiptarë. Pas këtij akti, Divizioni Arezzo dhe Prefektura e Korçës kishin shpërndarë një seri shpalljesh, ku bënin thirrje për dorëzimin e robërve italianë, në këmbim të të cilëve, ushtria italiane do të dorëzonte dy të arrestuar nga radhët e komunistëve për seicilin rob të dorëzuar. Në rast të kundërt, shpallja njoftonte se do të vriteshin prej ushtrisë italianë 4 të arrestuar për secilin rob të padorëzuar nga partizanët.

Ky është një prej dokumenteve të rralla nga kjo “atmosferë negociatash” në kohë lufte që ka mbërritur deri në ditët e sotme. Bashkë me shpalljen ku bëhej thirrje për këtë këmbim robërish, sjellim edhe një shkrezë zyrtare të prefekturës së Korçës, ku jepeshin udhëzime se si duhej të shpërndahej kjo shpallje dhe në cilat qytete e fshatra.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Dokumenti i plotë

Prefektura Mbretërore e Korçës

Nr.369

Korçë, më 7.IX.1943

Bashkis, Nënprefekturave :Bilisht- Pogradec- Kolonjë- Cerevdvor

Komunave: Qendër-Dardhë- Maliq- Pojan

Landa:

Shpallje për lirimin e 11 ushtarakëve të zanun rob nga çetat më dt.11.8.43

Bashkëngjitur ju dërgohet një sasi shpalljesh të Komandës së divizionit Fantaris “Arezzo” me porosi që t’afishohen nëpër vende publike t’asaj Qendre dhe katundeve t’atij rajoni me qëllim që përmbajtjes së shpalljes t’i nepet përhapja më e gjërë.

Shpalljet në fjalë duhen afishuar brenda datës 10 të këtij muaji.

Na siguroni për marrjen në dorëzim të shpalljeve dhe shpërndarjen e tyre me mjetet më të shpejta.

Zev.Prefekti

Prefektura Korçë.

Shpallje

Në rast se brenda dhjetë ditëve prej datës së kësaj shpallje, të tetë ushtarakët italianë e të tre ushtarakët shqiptarë të zënë rob nga partizanët më 11 gusht të k.v. në rrugën e Prespës afër Gollomboçit, nuk do t’i kthehen autoritetit ushtarak, do të pushkatohen dy të arrestuar të fushës së përqëndrimit të Mborjes për secilin ushtarak të padorëzuar, ndërsa për secilin ushtarak të dorëzuar brenda kësaj date do të lëshohen katër t’arrestuar.

11 shtator 1943

Gjenerali Torriano

Komandant i Divizionit Arezzo.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...