Ju apo mjeku juaj mund të zbuloni disa gjëra në lidhje me shëndetin thjesht duke parë ngjyrën e urinës dhe sa e pastër është. Ndërsa testi i urinës mund të zbulojë shumë më shumë. Mjeku mund ta përdorë atë për të diagnostikuar ose kontrolluar një sërë gjendjesh shëndetësore.

Nga dehidratimi, diabeti, gurët në veshka e deri tek kanceri, ja çfarë mund të zbulojë ngjyra dhe aroma e urinës.

Gjak në urinë

Konsultohuni menjëherë me mjekun nëse vëreni gjak në urinë. Mund të shkaktohet nga diçka jo e dëmshme, si stërvitja fortë apo ndonjë ilaç i caktuar. Por, mund të jetë shenjë e diçkaje edhe më serioze, si sëmundje të veshkave, zmadhim të prostatës, kancer të fshikëzës ose një formë anemie e trashëgueshme.

Një pamje më nga afër

Disa ushqime dhe ilaçe mund të ndryshojnë ngjyrën e urinës. Për shembull, panxhari mund të bëjë atë pak të kuqërremtë ose të errët, shpargu jeshile dhe karotat në ngjyrë portokalli. Disa antacidë të caktuar mund t’i japin gjithashtu urinës një hije blu. Ndodh që një ngjyrë e pazakontë e urinës të paralajmërojë për një problem shëndetësor, prandaj konsultohuni me mjekun nëse vëreni ndryshime të papritura në ngjyrën e urinës dhe nuk jeni të sigurt përse.

Aromë pak e fortë

Ushqimet, vitaminat dhe ilaçet mund të ndryshojnë aromën e urinës. Për shembull, shpargu shkakton një aromë si të amoniakut tek disa njerëz. Urina mund të ketë gjithashtu një aromë të fortë nëse nuk pini mjaftueshëm ujë ose përdorni suplemente të vitaminës B6. Kjo mund të shkaktohet edhe nga disa gjendje shëndetësore. Diabeti, infeksionet e fshikëzës, infeksionet e veshkave dhe problemet me mëlçinë mund të ndryshojnë mënyrën si kundërmon urina. Flini me mjekun nëse vëreni ndonjë ndryshim të papritur.

Infeksionet e traktit urinar

Nëse keni një nga këto, urina mund të duket e kuqe, kafe në të kuqe ose keni njolla gjaku në të. Mund të duket edhe në ngjyrë jeshile ose e turbullt dhe ka një erë të fortë. Infeksionet e traktit urinar zakonisht shfaqen kur një bakter kalon në fshikëz ose uretër, tubi që nxjerr urinës jashtë trupit. Me një test të thjeshtë të gjakut mund të zbuloni nëse vuani nga këto infeksione. Nëse po, mund të trajtoheni me antibiotikë.

Hiperglicemia

Kjo ndodh kur keni nivele të larta të sheqerit (glukozës) në gjak. Nivelet e saj të larta mund të tregohen edhe në urinë, që mund të zbulohet vetëm me një analizë të thjeshtë të urinës. Ajo mund të jetë shenjë e diabetit dhe mund të çojë në probleme me serioze, si sëmundjet  zemrës, goditja në tru, verbimi dhe probleme të tjera.

 Diabeti

Nëse mjeku mendon se keni diabet, mund t’ju kërkojë të bëni një test të urinës për të parë nëse keni përbërës të quajtur ketone në gjak dhe urinë. Trupi i prodhon këto kur fillon të zbërthejë yndyrën për energji sepse nuk mund të përdorë siç duhet sheqerin për energji.

Dehidratim

Nëse urina duket e errët dhe nuk po urinoni aq shpesh sa duhet, mund të tregojë se nuk keni mjaftueshëm ujë në trup. Mund të ndiheni edhe të lodhur, të plogësht ose si të pirë.

Bllokim

Nëse shkoni shpesh në tualet por nga ana tjetër duket sikur nuk po e zbrazni të gjithë urinës, atëherë diçka po e pengon atë. Mund të vëreni edhe gjak në urinë ose kjo e fundit duket shumë e turbullt. Bllokimi mund të shkaktohet nga zmadhimi i prostatës, gurët në veshka, kanceri i fshikëzës ose mpiksje të gjakut.

Gurë në veshka

Nëse mjeku mendon se keni gurë në veshka – kur minerale të caktuara formojnë gurë të vegjël që bllokojnë tubat ku del urina – atëherë mund t’ju rekomandojë të bëni një test të urinës për të matur nivelet e kalciumit dhe një lloj acidi i caktuar. Këto teste mund të ndihmojnë gjithashtu për të zbuluar probleme të tjera me zorrën e hollë, gjëndrat paratiroidale ose veshkat.

Problemet me mëlçinë ose tëmthin

Nëse urina duket shumë e errët, mund të keni ndonjë problem me këto organe. Abuzimi me disa ilaçe të caktuara, si acetaminofeni (tylenoli), mund të shkaktojnë këto probleme. Kanceri, gurët në tëmth, viruset si hepatiti C dhe sëmundje të tjera mund të shkaktojnë gjithashtu prodhim të një lëngu të verdhë në trup, i quajtur bilirubina, që i jep urinës ngjyrë të errët. Kjo mund të përhapet edhe në mëlçi dhe gjak, duke bërë që lëkura dhe sytë të marrin një ngjyrë të verdhë (verdhëza). Testet e gjakut dhe urinës mund të masin nivelet e bilirubinës.