“L’Heure” ka botuar, të premten e 1 shtatorit 1916, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratat e Esat Pashë Toptanit ndaj militarizmit gjerman.

Esat Pasha, i cili erdhi në Maqedoni për të ndihmuar gjeneralin Sarrail, bëri deklaratat e mëposhtme në prani të disa gazetarëve:

Unë vij këtu, tha ai, me të gjithë ushtarët e mi, të cilët nuk janë të shumtë në numër, por që formojnë një ushtri të vogël me të njëjtin mendim si të gjithë ushtarët Aleatë, për të luftuar me guxim deri në fitoren përfundimtare të Antantës. Unë besoj se ne jemi në prag të ngjarjeve madhore në Ballkan.Përfitova nga qëndrimi im në kryeqytetet evropiane për t’u takuar me shtetarët e Antantës mbi Shqipërinë. Unë u largova me shumë besim për fatin e ardhshëm të vendit tim. Të gjitha fuqitë Aleate e njohën integritetin e Shqipërisë dhe më deklaruan se kushtet e Traktatit të Londrës janë ende në fuqi. Antanta më premtoi ndihmën e saj në rivendosjen e paqes në vendin tim dhe rimëkëmbjen e tij.

Ju pëlqen!

Unë jam i bindur në mënyrë të padiskutueshme se Gjermania më në fund do të mposhtet. Që në ditët e para të luftës evropiane, bëra të njëjtin pohim që faktet e përforcojnë sot. Pasuritë e mëdha të Francës, Anglisë, Rusisë dhe Italisë, rezervuarët e tyre të pasur me burra dhe municione do të mposhtin përfundimisht militarizmin gjerman.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!