Marrë nga: “Letërsia shqipe e pame ndryshe, Zef Simoni Ipeshkëv”

Faik Konica na del para si një shkrimtar i letërsisë sonë, plot hije e guxim, që mbështetet në tabanin kombëtar, ruen sa vlera që i duhen kombit tonë në formim.

Nuk duron orientin me tipat e prishun e aq të shumtë të tij, të aftë për ngatërresa rrenime. Ka shumë material të mirë, të patër pune për çdo studiues, megjithëse nuk na ka dhënë një vepër të plotë në vetvete.

Ju pëlqen!

Nuk arrinë t’i përfundojë veprat e prozës së zgjedhun “Doktor Gjilpera”, :Shqipëria si m’u duk…”, “Shqipëria kopshti shkëmbor i Europës Juglindore”.

Imzot Noli e quan “stilistin e përkryem, eruditin e shkëlqyer dhe atdhetarin e madh”. Bukur ka folë për atë At Fishta me dy fjalë “Arbiter elegantiarum” (një gjyqtar i shijes artistike dhe etikës).

Konica nuk na ka dhanë vetëm një realiet të thjeshtë, një botë objektive, por më shumë analiza, ven duert në plagë, tue arrijtë në humorin e hollë e në sarkazmën e pamëshirshme.

Leu Konica në vendin e vet të dashun, ku edhe aty muer mësimet e para. E pastaj nisë formimin perëndimor, fort të zgjedhun, tue fillue në Kolegjin e “Françesk Ksaverit” të jesuitëve në Shkodër e kështu, shkallë-shkallë në shkollat franceze të Stambollit e pastaj drejt Lindjes në Perëndim, në Dizhon e Paris epërsëri në Harvard të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tanë jetën student dhe student i përhershëm, mori doktoratat e u ba personalitet me kulturë e erudicion madje.

Veprat e tij qëndrojnëte lavrimi i gjuhës shqipe dhe te bukuria e vërtetë e stilit, tue pasë një prozë fort të thjeshtë poetike si te “Anës së liqenit”, “Bora në liqen”, “Malli i atdheut” dhe disa portrete, si: “Abdyl Frashëri”, “Naim Frashëri”, “Girolamo de Rada”, “Ca kujtime mbi Atë Gjeçovin”, “Bajram Currin”, “Fan Noli”.

Të gjithë kritikët e kanë mendimin se me Konicën zen fill kritika letrare orientale.

Nuk deshirojshim t’ia gjejshim Faikut në shkrim ndonjë të mbetë që ta quejshim këtë shkrimtar shqiptar më një përmbajtje të disa copave të një stili të madh jo oriental, por të një përmbajtjeje orientale ndaj anmiqve të zdralosun të kombit të shkrume me një ashpërsi, vrazhdësi, egërsi me copa të punueme pa asnjë mëshirë, shumë i pashpirt.

Asht shasë e fyes personash, që, në të vërtetë, janë krejt negative, por sido që të jenë, mendoj se duhet të jetë parimi kristan që të shajë e të urrejë të keqen e jo të keqin.

Faiku asht edhe një zotni që rridhte nga një familje si aristokrate me mentalitet turk, se gjak kah nana me Ali Pashë Tepelenen dhe kishte një mendjemadhësi, që nuk të lëshonte rrugë lehtësisht. Faiku asht idealist, asht në maje të idealeve të larta kombëtare, por me pak përvujtësi.

E shkrimet aq të bukura për atdhe, sa shkrimet me përmbajtje socialiste, ku futën në to probleme që duen të pregatisin të ardhmen, kanë edhe një hov të mbredshëm, një zemërim, një gjysë turri, plot enegji, energji koniciane.

Shkrimet të pastërta e të moralshme që japim figurim, por që ka dhe një orientalizëm, që e ka ba të bukur stilin e tij e aq të kyvetshëm.

Lidhet, kështu, me vlera të fuqishme të përsonave kombëtarë, si: Fan Noli, Filip Shiroka, Lamen e Vogël e të jerë.

E si një material i shejtë do të ishte “Albania” e Brukselit, ku do të punojshin shumë klerikë katolikë, me të cilët kishte aq lidhje nderime e dashunie: ishte i lidhun shumë me fretent e sa shekujve.

Si Fishta, të cilët nuk do t’i ndigjohej zani për të mirë në kohën e diktaturës, ashtu do t’i ngjante dhe Faikut: dy figura që i kanë kuptue mirë hallet e nevojat e atdheut, shqetsimet e tij, udhët e tija, lufën e paqen e tij.

Fishta jetoi punoi në atdhe. Faiku jashtë atdheut, të dy të përbuzun nga diktatura komuniste. Ma mirë kjo për ata, që nuk pranuen të jenë të naltuem nga randësia që u jep djalli i mbapshtisë, por atë që ia jep Zoti i përkryem.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!