Burrat e vjetër të Odave Shqipëtare kanë thënë: “Prish shpi e maro hajat”.

Kjo thënje është aktuale gjithmonë sa here që fillon nga brenda të prishet shtëpia liderve politikë.

Kjo është logjika e politikës Kosovare të cilën politikë po e udhëheqin të njëjtit liderë, të njëjtat klane,të njëjtat figura të cilat mendja dhe logjika e njeriut nuk është në gjendje ti ndëgjojë dhe pranojë më.

Ju pëlqen!

Ajo që ndodhi në mbledhjën e fundit të Parlamentit të maskave, për tu mbrojtur nga pandemia me qëllimë të rrënimit të instuticioneve legjitime të zgjedhura me votën e popullit, erdhi po nga këto parti politike të udhëhequra nga liderët dhe grupet e ngushta të cilat decenje me radhë i kanë bashkuar interesat e ngushta klanore bashkë me liderët e tyre.

Vrapimi i Presidentit Hashim Thaqi për ta formuar Qeverinë e re sa më parë, nga partit që janë pjesë e Parlamentit të Kosovës, më shumë është improvizim politikë i cili nuk zgjedhë asgjë për veq qe do ti parandalojë proceset,projektet dhe reformat që i fillojë Qeveria e fundit e Albin Kurtit. Shtrohet pyetja: Kush dhe si do ta formojë Qeverinë e re, nga do ta kenë prejardhjen Ministrat e Qeverisë së re që po kërkonë të formohet sa më parë Presidenti Thaqi?

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar se do të qendrojë në opozitë, Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nuk ka më vlerë as kapacitet që të sjellë diqka të mirë Qeverisë së ardhshme.

Të ashtuquajtura parti si Nisma dhe AKR-ja, parti (minore) të cilat gjatë zgjedhjeve nacionale të 6 Tetorit, morën goditjen më të madhe nga elektorati dhe më shumë vështirsi dhe enigma arritën në minutën të fundit të hynë në Parlament.

Këto dy parti më shumë i përgjajnë ndonjë klani të liderit privat se sa që kanë subjektivitet të mirfilltë politikë.

Lëvizja Vetëvendosje si duket nuk do të jetë pjesë e asnjë kombinimi për ndonjë Qeveri teknike apo gjthë përfshirëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila e bëri mocionin ndaj Qeverisë ku vetë ishte pjesë e saj,e zhgënjeu elektoratin jo vetëm të saj por gjithëandej duke e rrëzuar Qeverin me plotë legjitimitet.

Kjo parti do të mbahet në mendë shumë gjatë për veprimin e berë, dhe qytetarët nuk do t’ia harrojnë asnjëhere.

Andaj pyesim; Se nga do të vijnë Ministrat e ardhshëm të Qeverisë të cilën po kërkonë ta formojë Presidenti Thaqi?.

Mos vallë pritet diqka e mirë nga lista serbe apo nga disa subjekte të pakicave deputetët e të cilave shërbejnë vetëm për vota sa here që rrezikohën kualicionet për të mbeturë në pushtet.

Prapë na kujtohet mendimi i burrave të menqurë për thënjen “prish shpi e maro hajat”.

Situata e krijuar në skenën politike përshkak të mendësisë patologjike për ta grabiturë dhe rrëmbyer pushtetin e ka sjellë Republikën e Kosovës në një situat mjaftë delikate më shumë sfida dhe probleme qoftë nga mbrenda nga aspekti i zhvillimit ekonomikë në sundimin e ligjit me dukurit e shumta negative si janë: korrupsioni,krimi i organizuar. Poashtu në sferën e jashtme diplomatike, Kosova është në situat shumë të pa lakmushme edhe në avancimin dhe integrimin në organizatat dhe mekanizmat Ndërkombëtarë.

Pavarsisht se qfarë kalkulimesh do të bëjnë partit politike të cilat janë pjesë e Parlamentit për të formuar ndonjë Qeveri teknike apo qfarë do qoftë, imazhi i këtyre partive është në pikën më të ulët nga përkrahja e popullit.

Andaj si do që të jetë e vetmja zgjidhje për të dalë nga ky kollaps politikë i krijuar dhe i organizuar me qëllim është që sa më parë dhe sa më shpejtë dhasht Zoti të largohet epidemia e Koronavirusitë dhe të krijohën mundësit që të organizohën zgjedhjet e reja në mënyrë që populli edhe një here të zgjohet nga gjumi dhe me votën e tijë demokratike të vendosë për Qeverin dhe institucionet e reja të cilat do të kenë përgjegjësi historike për ta qu vendin para.

Është joreale dhe e pa imagjinushme, që partit të cilat morën goditje nga vota e elektoratit dhe u larguan nga institutcionet demokratike të shtetit, të kthehën përsëri për të qeverisur në institutcionet, në këto momente shumë të vështira, me të cilat po përballet Kosova dhe bota në përgjithësi.

I vetmi kompromis mendoj se duhet të ishte që Qeveria cilado qoftë teknike apo e spektit të gjerë, të formohej nga personalitetet me integritet, me dije dhe me profesionalizëm jashtë partiak. Ky ndoshta do ishte zgjidhja apo kompromisi që në këtë moment, mund ta pranonte elektorati deri në organizimin e zgjedhje të përgjithshme nacionale të cilat janë të pa shmangshme, në një kohë sa më të afërm.

NGA: ISMAIL MUÇIQI 
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!