Prej disa ditësh në media po qarkullon një lajm ku thuhet se çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i ka dhënë fund martesës së tyre disavjeçare.

Arsye për këto aludime janë bërë disa deklarata të papritura nga të dyja palët dhe kaq ka mjaftuar që lajmi të marri dhenë.

Lajmet u përhap me shpejtësi dhe dyshja menjëherë pushtoi faqet e para të mediave rozë.

Por duket se këto lajme do të ngelen në kuadër të thashethemeve pasi burime për “Iconstyle” bëjnë me dije se dyshja është ende bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Pak ditë më parë Nora Istrefi ishte në Tiranë së bashku me motrën e saj Era Istrefi për të performuar në një nga koncertet e kryeqytetit dhe personi i cili i shoqëronte ishte Robert Berisha.

Kjo gjë hedh poshtë zërat për një ndarje të mundshme midis tyre.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë një histori të gjatë dashurie, të cilën e celebruan me martesë në vitin 2014. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë të quajtur, Renee

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]