Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Tiranë krerët e qeverive të vendeve të rajonin në një samit të Ballkanit perëndimor.

Në mbrëmje kreu i qeverisë shqiptare ka veçuar në faqen e tij në Instagram një foto me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ju pëlqen!

Nga foto ata duken të përqafuar dhe mjaft miqësorë duke ditur që marrëdhëniet mes tyre pësuan një krisje të fortë vetëm pak kohë më parë.

“Të ftohta” ishin raportet edhe pas rikthimit të Kurtit në qeveri dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit ku kryeministri i Kosovës u angazhua personalisht në Shqipëri gjë që nuk u pëlqye nga mazhoarnca.

Rama e ka postuar foton pa ndonjë mesazh duke vendosur vetëm inicialet “ALXK” që nënkuptojnë “Shqipëria për Kosovën”. Mbetet të shihet nëse kjo foto është sinjali se Rama dhe Kurti kanë lënë pas përplasjet mes tyre.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.