Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme jo vetëm për anën estetike mirëpo edhe në aspektin e shëndetit. Higjiena e dobët e gojës lidhet me shumë infeksione dhe sëmundje të organizmit. Kështu pastrimi efikas dhe i shpeshtë i dhëmbëve është i këshillueshëm në mënyrë, që të parandalohen këto probleme.

Shumica e stomatologëve këshillojnë që dhëmbët duhet patjetër të lahen përpara se të fleni. Disa nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët. Kurse të tjerët mendojnë se larja e dhëmbëve, duhet të bëhet vetëm në mëngjes.

Sipas ekspertëve, të mos i pastrosh dhëmbët përpara se të fleni është një gabim shumë i madh. Ata sqarojnë se ushqimi, të cilin e konsumojmë gjatë gjithë ditës ndikon ne akumulimin e mikrobeve, dhe kështu numri baktereve në gojë rritet. Nëse nuk i lani dhëmbët në mbremje, do të thotë që të gjitha këto baktere mbeten në gojë dhe mund të shkojnë deri në lukth.

Për më tepër, të gjitha përbërjet e ushqimeve të mbetura në gojë gjatë tërë natës, mund të ndikojnë edhe në prishjen dhe rënien e dhëmbëve.

Sipas American  Dental Asocciation, larja e dhëmbëve duhet të bëhet patjetër dy herë në ditë. Dhe njëra prej këyre dy herëve duhet patjetër te jetë përpara se të fleni. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]