Vaji i kokosit është një përbërës i mahnitshëm kur bëhet fjalë për eliminimin e rrudhave dhe pastrimin e thellë të poreve.

Për më tepër, vaji i kokosit gjithashtu mund të parandalojë paraqitjen e akneve dhe puçrrave të zeza, të cilat shumë gra i shohin si problematike.

Kur vaji i kokosit kombinohet me sodën bikarbone të njohur ndryshe si sodë buke, ju e keni bërë përzierjen më të fuqishme kundër të gjitha llojeve të problemeve të lëkurës, duke përfshirë trajtimin e akneve, skuqjen, shenjat dhe heqjen e papastërtive të tepërta nga poret tuaja të lëkurës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Mund të përdoret gjithashtu si pastrues për të larguar qelizat e vdekura nga lëkura juaj e fytyrës.

Thjesht jepini kësaj përzierje të fuqishme një shans, nuk do të zhgënjeheni nga rezultatet.

Receta

Përbërësit:

2 lugë çaji vaj kokosi ekstra virgjin

1 lugë çaji sodë bikarbone pa alumin

Si ta përdorni këtë tretman?

Përzieni dy përbërësit, vajin e kokosit dhe sodën bikarbone në një tas të vogël derisa të krijoni një pastë homogjene dhe më pas aplikojeni atë në fytyrën tuaj.

Masazhojeni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.

Lëreni atë të veprojë për rreth 5 minuta dhe pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

Thajeni fytyrën tuaj me një peshqir të pastër pambuku. Ju as nuk duhet të aplikoni më pas një krem sepse vaji i kokosit do të hidratojë lëkurën tuaj.

Sigurohuni që gjithmonë të përgatisni sasi të mjaftueshme vetëm për një trajtim pasi preferohet që të keni një pastë të freskët sa herë që ju pastroni fytyrën tuaj.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!