MOTHER AND SON SITTING ON PORCH
 

Nga Lira Gjika

Kur dy bashkëshortë dhe prindër fëmijësh, grinden me njëri tjetrin, apo janë të acaruar ndërmjet tyre, edhe pse përpiqen të mos e demostrojnë para fëmijëve, fëmijët e dinë. Fëmijët e kuptojnë, që prindërit janë keq me njëri tjetrin. Në këto raste, shkalla e ankthit te fëmijët, është shumë e lartë, pasi ata mendojnë se është faji i tyre, që prindërit grinden. (shkencëtarët shpjegojnë, se kështu funksionon psiha e fëmijës.

Ai është i pa rritur dhe proceset psiqike nuk realizohen të plota. Në moshën e fëmijërisë te njeriu, janë aktivë mekanizmat e pafuqisë, pamundësisë, i mirë i keq, të cilat ushqejnë ndjenja faji).
Prandaj, merruni seriozisht me ata, fëmijët. Mos harroni, fëmijët janë 5 herë më të shpejtë, në të kuptuarin e gjërave dhe situatave, sesa të rriturit. Pavarësisht, që nuk shprehen, pasi kanë shumë frikë, ata janë në dijeni të asaj, që po ndodh, edhe pse të rriturit nuk demostrojnë gjë. E kini kot që fshiheni, sepse nuk mund të fshihni asgjë prej tyre. Flisni me ta, pasi është mënyra e vetme, për ti qetësuar.

Ju pëlqen!

Tregoijni thjesht, se jeni të nevrikosur me njëri tjetrin, për një arsye të caktuar, ashtu siç u ndodh edhe atyre, kur nuk u plotësohet një dëshirë, apo u prishet ndonjë gjë. Mos i trajtoni ata si të paaftë dhe, që nuk kuptojnë. Heshtja shton vetëm pasigurinë për fëmijët tuaj. Dhe pasiguria e bën rrugën e rritjes shumë më të vështirë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.