Adam Smith-i hodhi idenë e ekonomisë së lirë të ndarë nga politika, me një fjalë ai hodhi idenë kozmopolite. Ai e kundërshtonte idenë e Merkantilizmit dhe mendonte se as argjendi e as ari nuk shërbejnë në rritjen ekonomike të shtetit.

Ideja e A. Smith-it për taksat ishte që ato duhet të jenë proporcionale.

Adam Smith mendonte se politika duhet të ndërhynte në ekonomi me dy qëllime kryesore: Të siguronte të ardhura të konsiderueshme për mirëmbajtjen e qytetarëve ose më saktë ti bënte më kompetentë, për të bërë veten më të aftë për ti ofruar vetes si të ardhura ashtu dhe mirëmbajtje të jetesës. Si dhe të ofronte mundësi që në një shtet ose në një bashkësi të kishte të ardhura të mjaftueshme për shërbimet publike.

Ju pëlqen!

Smith ishte një ithtar i një strukture institucionale pluraliste dhe përkrah ato vlera shoqërore që tejkalojnë motivin e fitimit si në parim ashtu dhe në praktikë.

Kuptohet se vetëdija morale e Smith-it dallohet nga prirja e tij e fortë për të trajtuar njerëzit kudo si të barabartë.

Vlen të përmendet lehtësia me të cilën Smith kapërcen pengesat, të klasës, të gjinisë, racës, dhe kombësisë, duke supozuar që të gjithë njerëzit të kenë mundësi të barabarta pa dallimin nga talentin dhe aftësitë e lindura.

Smith argumenton se dallimet klasore pasqyrojnë pabarazinë e mundësive, më shumë se talentet ose aftësitëgjenetikisht të lindura.

Një nga karakteristikat më të goditura të personalitetit të Smithit është tendenca e tij të jetë aq përfshirës sa të jetë e mundur, jo vetëm në nivel lokal, por edhe globalisht.

Smith pranon hipotezën e barazisë së talentit natyral jo vetëm brenda kombeve, por edhe përtej kufijve të kombeve dhe kulturave, kjo duket qartë nga ajo që ai shkruan në të dy vepra venë Teoria e Ndjenjave Morale dhe Pasuria e Kombeve.

Pretendimi se njerëzit të cilët i përkasin fiseve të caktuara ose vijnë nga zona të caktuara ishin pikëpamje mbizotëruese inferiore për të, mungon plotësisht tek veprat e Smithit.

Pasuria e Kombeve është vepra e Smith-it, e cila mund të konsiderohet si një nga shtyllat e mendimit politiko-ekonomik.

Me këtë vepër Smithi u përpoq të ravijëzojë një tablo të marrëdhënieve politiko-ekonomike dhe të analizojë se si zhvillohet ekonomia pa ndikimin e shtetit. Kësisoj ai e pasuroi me pikëpamje të reja traditën e mendimit etik dhe traditën e së drejtës natyrore. Smithi sheh një marrëdhënie dallimi midis interesit të individit dhe të interesit të shoqërisë. Përshkrimi që ai u bën mekanizmave të tregut është me vlerë edhe sot.

Vizioni i Smith-t është jashtëzakonisht aktual. Universaliteti i ideve është pothuajse befasues, për më tepër që ky vizion universal vjen nga dikush i cili ka jetuar 250 vjet më parë.

Disa nga aforizmat më brilante të ekonomistit të shquar janë:

– Paratë janë çështje besimi.

– Prirja për shkëmbimin e një gjëje për një tjetër është e zakonshme për të gjithë njerëzit dhe nuk gjendet në asnjë racë tjetër të kafshëve.

– Asnjë shoqëri nuk mund të lulëzojë , kur pjesa më e madhe e popullit është e varfër .

– Shkenca është ilaç për helmin e entuziazmit dhe supersticionit.

– Njeriu është një kafshë që bën pazar.

– Të gjitha për vete, asgjë për të tjerët, duket se ka qenë në çdo epokë , parimi i ndyrë e zotërinjve të njerëzimit.

– Çfarë mund të kërkojë më tepër për të qenë i lumtur njeriu që është mire me shëndet, nuk ka borxhe dhe ka ndërgjegje të pastër.

– Virtyti është më shumë për t’u frikësuar se vesi, sepse tejkalimet e tij nuk i nënshtrohen rregullimit të ndërgjegjes.

– Ankesa më e shpeshtë është ajo për mungesën e parave.

– Humaniteti është virtyti i një gruaje, bujaria e një burri.

– Çmimi i vërtetë i gjithçkaje, është mundësia dhe vështirësia e fitimit të saj.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.