Kockat janë inde të gjalla që thyhen dhe zëvendësohen në mënyrë konstante. Osteoporoza ndodh kur krijimi i kockave të reja nuk arrin të zëvendësojë humbjen e kockave të vjetra.

Osteoporoza i bën kockat aq të dobëta dhe delikate sa një rrëzim apo dhe vetëm një përkulje apo kollitje mund të shkaktojë fraktura. Frakturat e shkaktuara nga osteoporoza ndodhin më shpesh në nyje, shpinë apo legen.

Osteoporoza prek gra dhe burra të çdo rrace. Por gratë aziatike dhe të bardha, sidomos ato të moshave më të mëdha që kanë kaluar menopauzën, kanë risk më të lartë.

Ju pëlqen!

Por a mund të parandalohet osteopororoza?

Është e vërtetë që shumë faktorë risk të osteoporozës, si gjinia, mosha dhe gjenet, nuk janë gjëra që mund të ndryshohen. Por ka gjëra që mund të bëhen për të përmirësuar shëndetin e kockës. Këtu përfshihen ndjekja e një diete të shëndetshme shëndetësore që është e pasur në kalcium dhe marrja e mjaftueshëm vitaminë D, që mund të ndihmojë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të kockave.

Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë gjithashtu në forcimin e kockave dhe parandalimin e dëmtimit të tyre. Në veçanti, ushtrimet që ushtrojnë presion mbi kockat, si vrapi, kërcimi dhe ushtrimet me mbajtje peshash, mund të stimulojnë qelizat e kockave për të prodhuar proteina që rrisin forcën e kockave.

Tek fëmijët, këto aktivitete mund të rrisin densitetin e kockave. Edhe pse të rriturit nuk përfitojnë në të njëjtën shkallë sa fëmijët, aktiviteti fizik mund të ketë efkte të moderuara në kocka, duke ndihmuar në  ruajtjen e forcës që përndryshe mund të humbiste. Për të mbrojtur më tej shëndetin e kockave, hiqni dorë nga zakonet e pashëndetshme, si duhanpirja apo konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit.Nëse keni faktorë risk për osteoporozën, duhet të flisni dhe me mjekun tuaj nëse ndonjë nga ilaçet që merrni mund të dëmtojnë shëndetin e kockave tuaja.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!