Çfarë kishim para pushtimit osman…

Nga Dorian Hatibi

Sot, dua ta përkujtoj Skënderbeun duke bërë një listë me gjërat që kishim para pushtimit turk e që “vëllezërit” turq, nga dashuria për ne, na i hoqën për 5 shekuj:

– Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Qe te krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).

– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza)

– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatat dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.

– Kishim filozofët tanë humanistë që bënin “kërdinë” në Europë me idetë e tyre dhe ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Engjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)

– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci, ndërkohë që Amerika fjala vjen qeverisej nga indianët Cherokee apo fiset Azteke që pinin akoma gjak njeriu dhe jetonin si kanibalë.

– Në Durrës intelektualizmi ishte aq i lartë sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Konstandinopojës, kundër skllavërisë 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.

– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën që në shekullin V-VII. Ndërkohë që për shembull vendet skandinave jetonin ende duke adhuruar pemën apo malin.

– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë).

Çfarë ndodhi më pas? Asgjë! Thjeshtë erdhi Turku (Perandoria Osmane).

Autori i shkrimit është i diplomuar në shkenca politike, psikologji dhe histori, si dhe është ligjërues në Universitetin e Durrësit.