1729 – Themelohet Baltimore, Maryland. Qyteti është emëruar pas irlandezit Cecilius Calvert, i njohur si Lord Baltimore (1605-1675), themelues i kolonisë dhe provincës Maryland. Baltimore është një anglicizëm i emrit irlandez ‘Baile – Ti Mhoir’, që do të thotë “fshat i madh ose me shtëpi të madhe”, emri i pronës së familjes Calvert në Qarkun Longford, Irlandë.

1818 – Lindi Emily Bronte, autore angleze dhe poete. Fillimisht romani Wuthering Heights, që ajo shkroi, u la në heshtje nga kritika. Vetëm pas vdekjes më 1848, libri tërhoqi vemendje dhe fitoi emër si kryevepër letrare.

1863 – Lindi Henry Ford, biznesmen amerikan, themelues i Ford Motor Company (v. 1947). Një prej industrialistëve më të njohur amerikanë, Henry Ford revolucionarizoi mënyrën e prodhimit në seri të automobilave.

1926 – Ambasadorët e fuqive të mëdha në Konferencën e Parisit ratifikojnë protokollin e Firencës (1925) mbi përcaktimin përfundimtar të kufijve të Shqipërisë. Pakti u nënshkrua nga Franca, Britania, Rusia, Italia, Japonia; krahas tyre Shqipëria, Greqia e Jugosllavia, dhe u regjistrua zyrtarisht në Lidhjen e Kombeve – Kështu, çështja e kufijve u mbyll përfundimisht, por ratifikimet vazhduan të shkaktonin tensione midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj.

1956 – Një rezolutë e përbashkët e Kongresit të SHBA, nënshkruhet nga presidenti Dwight D. Eisenhower, që autorizon moton kombëtare “In God We Trust”

1971 – Programi Apollo: Anija Apollo 15 zbret në Hënë modulin Falcon për eksplorim (automjeti i parë Rover në Hënë). Ekuipazhi i anijes Apollo 15 përbëhej nga atronautët David Skot, Alfred Uorden dhe Xhejms Irvin. Ata u nisën nga Toka në korrik 1971 dhe zbritën në Hënë në zonën e quajtur Hadley Rille afër Maleve Apenine, në veriperëndim të vendin ku ishte ulur Apolli 11. Astronautët e Apollo 15 u kthyen pa problem në Tokë. Shkencëtarët u befasuan nga gurët që ata sollën me vete. Njërin prej tyre, shkencëtarët e quajtën Guri i Gjenezës, sepse besohet të ketë një moshë prej 4 miliardë vjetësh. Sipas shkencëtarëve, ky gur ishte krijuar kur Hëna kishte qënë në moshën e saj më të herëshme. Gjithashtu, dheu që astronautët sollën nga Hëna përmbante copa kristali në ngjyrë portokalli. Shkencëtarët thonë se ky kristal ishte rezultat i materialeve të krijuara në një thellësi prej 300 kilometrash nën sipërfaqen e Hënës.

1975 – Jimmy Hoffa, udhëheqës sindikalist amerikan, zhduket nga parkingu i një restoranti në Bloomfield Hills, Michigan, në periferi të Detroit. Ai kurrë nuk është parë apo dëgjuar përsëri, dhe do të shpallej ligjërisht i vdekur në këtë datë në vitin 1982.

1980 – Knesseti ose parlamenti izraelit miratoi Ligjin për Jeruzalemin kryeqytet, i cili shkaktoi reagim të fuqishëm proteste nga komuniteti botëror. Për shembull, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, miratuar me 14 vota për dhe vetëm 1 abstenim (Shtetet e Bashkuara), deklaroi menjëherë se ligji ishte i pavlefshme dhe duhet të anulohet”. Kjo rezolutë u bëri thirrje vendeve anëtare për të tërhequr misionet e tyre diplomatike nga qyteti.

2012 – Një dështim i rrjetit të energjisë në Indi lë pa rrymë elektrike rreth 360 milion njerëz. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]