Studiuesit vlerësojnë se të paktën 10 % e popullsisë së SHBA ka frikë nga numri 13, dhe cdo vit që kalon, një frikë edhe më të madhe nga E Premte, 13, e njohur si paraskevidekatriafobia. Kjo frikë shkakton humbje deri 800 milion dollarë në vit, pasi njerëzit shmangin martesat, udhëtimet apo në rastet më të rëndë, edhe punën. Po cfarë ka kaq të pafat numri 13, dhe ku nisi ky supersticion numerik?

Një legjendë e hershme që rrethon origjinën e frikës ka të bëjë me një prej dokumentave ligjorë më të vjetër të botës, Kodi i Hamurabit, që thuhet se ka fshirë një ligj të 13 nga lista e rregullave të tij. Në realitet, ky nuk ishte asgjë më shumë se sa një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti të përfshijë një resht teksti, në fakt kodi nuk u vë fare numra ligjeve të tij.

Matematicienët dhe shkencëtarët ndërkohë, vënë theksin në dominimin e numrit 12, shpesh herë i konsideruar “numri i përsosur”, në botën e lashtë. Sumerianët e lashtë zhvillonin një sistem numerik të bazuar në përdorimin e 12-ës, që edhe sot e kësaj dite vlen në matjen ekohës. Shumica e kalendarëve kanë 12 muaj. Një ditë e vetme përbëhet nga dy gjysmë dita 12 orëshe. Duke qenë se vinte menjëherë pas numrit të “përsosur”, i gjori 13 ishte i destinuar të dukej i pafat dhe i pazakontë. Kjo frikë nga e panjohura duket se shkonte në favor të përhapjes së teorive të tjera duke marrë një konotacion pafatësie, . Në dy raste kemi shfaqjen e një mysafiri të trembëdhjetë në dy ngjarje të lashta: Në Bibël, Judë Iskarioti, apostulli i 13 që erdhi në Darkën e Fundit, është njeriu që tradhëton Jezusin. Ndërkohë, legjendat e lashta nordike thonë se e keqja dhe trazirat u futën fillimisht në votë nga shfaqja e perëndisë tradhëtare Loki, në një festë në Valhalla. Ai ishte mysafiri i 13, duke prishur ekuilibrin e 12 perëndive që ishin tashmë të pranishëm.

Duket gjithashtu se frikërat e pashpjegueshme që lidhen me numrin 13 janë kryesisht një prurje perëndimore. Disa kultura, duke përfshirë egjiptianët e lashtë, në fakt e konsideronin këtë numër si me fat ndërkohë që të tjerë thjeshtë kanë ndërruar numrat në bazë të fobive të tyre – 4-a shmanget shumë në Azi, për shembull.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...