Çfarë janë ata shqiptarë që shkojnë në takime të fshehta e publike me Vuçiqin, dhe i thonë gjithë botës se ministri i Sllobodanit nuk është “problematik gaj”?

Çfarë janë ata shqiptarë që vënë në diskutim publikisht, nga pozita të larta zyrtare, integritetin territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj?

Çfarë janë ata shqiptarë që bëjnë ç’është e mundur të detyrojnë deputetët të votojnë Gjykatën Speciale të padrejtë kundër luftës çlirimtare?

Ju pëlqen!

Çfarë janë ata shqiptarë që pranojnë me gojë e me shkrim që Kosova të largojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë, pra të shkojë përballë saj si një gjë që është më pak se shtet?

Çfarë janë ata shqiptarë që hoqën dorë zyrtarisht nga përpjekja për ta anëtarësuar Kosovën në organizma ndërkombëtarë?

Çfarë janë ata shqiptarë që janë lavirur korridoreve diplomatike, vetëm e vetëm që ta bëjnë ndonjë foto me Medvedevin apo me Putinin?

Çfarë janë ata shqiptarë që janë përkulur para përmendoreve të serbëve ku UÇK-ja cilësohet me shkrim si “terroristët shqiptarë”?

Çfarë janë ata shqiptarë të cilët, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ia njohu Kosovës të drejtën për pavarësi, ata ia rikthyen diskutueshmërinë kësaj të drejte, duke ia shtuar Kosovës fusnotën në çdo paraqitje ndërkombëtare?

Çfarë janë ata shqiptarë që kurrë nuk bënë asgjë për t’i kthyer shqiptarët e spastruar gjatë 20 viteve të fundit në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës?

(Një ndihmë: heronj nuk janë!)

A.Z.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!