Ministri Sandër Lleshaj prezantoi një paketë masash për qarkullimin rrugor duke paralajmëruar një ashpërsim të ligjit me shumëfishim gjobash për drejtuesit e mjeteve dhe implementimin e të ashtuquajturit testi i idiotit.

Testi është një vlerësim mjekësor psikologjik i cili përdoret nga autoritetet gjermane për të vendosur nëse do të revokohet apo jo një leje drejtimi.

Drejtuesit e automjeteve të cilët identifikohen si potencialisht të papërshtatshëm dhe që mund ta kenë të pezulluar lejen e tyre të drejtimit dhe duhet të plotësojnë në mënyrë të kënaqshme testin për ta marrë mbrapsht patentën e tyre.

Ndoshta ju pëlqen!

Zakonisht kërkohen që të kryhen për shkeljet që kryen me konsumin e drogës alko olit apo ndonjë shkelje tjetër që demonstron një mungesë të gjykimit të pastër gjatë drejtimit të mjetit.

Njihet gjerësisht si testi i idiotit standardet e para të të cilit datojnë që në vitin 1955. Qëllimi i tij është përmirësimi i sigurisë në qarkullim dhe zvogëlimi i numrit të aksidenteve duke identifikuar shoferë të padobishëm e të rre zikshëm dhe heqjen e tyre nga rrugët.

Edhe pse konsiderohet si ndëshkim testi i jep mundësinë shkelësve që të rehabilitohen dhe institutet mjekësore psikologjike gjermane kryejnë rreth 100000 në vit. Rreth 50 perqind e drejtuesëve të mjetit duhet ta bëjnë dy herë testin e tyre pasi nuk arrijnë që të marrin një rezultat pozitiv që në provën e tyre të parë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!