I pyetur nga gazetari Çim Peka, se çfarë është i gatshëm të lëshojë për marrëveshje me Serbinë, Kurti është shprehur se ka vetëm dy gjëra për të cilat do të pranojë të dëgjojë nga Serbia.

‘Të vetmet kërkesa që jam i gatshëm ti dëgjoj janë, nëse Serbisë i duhet diçka nga Kosova për të hyrë në BE. Dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve serbë.

Unë dua të vë në pah, jo vajtimin serb për humbjen e Kosovës, por vuajtjet e shqiptarëve. Ata si kriminelë nuk janë dënuar. Kërkesa e Serbisë është për komunat serbe. Por këto unë nuk jam i gatshëm as ti dëgjoj. Unë mund të lejoj që qytetarët serbë të marrin ndihmë mjekësore në Serbi, por jo asociacion. 80 % e serbëve që kanë ikur nga Kosova, e kanë bërë bashkë me forcat ushtarake të tyre’, tha Kurti për ‘Çim Peka Live’.

Lexo po ashtu:  Çfarë është fenomeni “njeriu kafshon qenin” në gazetari
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!