Fraza “Njeriu kafshon qenin” është një version i shkurtuar i një aforizme në gazetari që përshkruan një ngjarje të pazakontë (si ajo që një njeri kafshon qenin) që me shumë gjasa do të raportohet si lajm sesa si një ngjarje e përditshme me pasoja të ngjashme sikurse mund të ndodhte në rast se qeni do të kafshonte njeriun.

Një ngjarje zakonisht konsiderohet më shumë se vlefshme për lajm nëse ka diçka të pazakontë në të.

Fenomeni përshkruhet në thënien gazetareske : “Ju nuk do të lexoni për një avion që nuk është rrëzuar”.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Fraza lidhet me Alfred Harmsworth (1865-1922) një pronar gazete në Britani, por gjithashtu i atribuohet edhe editorit të Nju Jork Sun John Bogard që shprehej se ‘Kur një qen kafshon një njeri, ky nuk është lajm sepse ndodh zakonisht. Por kur një njeri kafshon një qen, atëhere është lajm”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!