A keni ndonjëherë dridhje të duarve që mund t’ju pengojë sadopak me punët tuaja të përditshme (psh. nuk mund të mbani pa lëvizur një filxhan kafe)?

Këto lëvizje jo të vullnetshme të duarve janë të zakonshme në moshën e mesme dhe më pas. Nuk janë të rrezikshme për jetën, por njerëzit që ju dridhen duart mund ta kenë të vështirë të ushqehen, vishen apo t’i japin makinës.

Dridhjet e duarve mund të ndodhin gjatë pushimit (sëmundja e Parkinsonit) ose mund të ndodhin gjatë aktiviteteve. Shumica e dridhjeve të duarve gjatë pushimit duken sikur po rrotulloni diçka të vogël mes gishtit të madh dhe atij tregues. Kur bëni në këto raste diçka dridhjet pushojnë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Dridhjet e duarve që ndodhin gjatë aktiviteteve përshkruhen duke u bazuar në atë se si shfaqen:

  • Dridhjet posturale, ndodhin kur duart janë të shtrira, dhe tërhiqen poshtë nga graviteti. Nuk mund t’i mbani duart komplet pa lëvizur kur i keni duart e shtrira.
  • Dridhjet e qëllimit, ndodhin kur po mundoheni të arrini një qëllim të caktuar, si përshembull futja e çelësit në derë për ta hapur.
  • Dridhja task – specifike, ndodh kur po bëni një veprim, si për shembull kur po shkruani.

Shkaqet

Të gjithë këmi një dridhje të vogël të duarve që quhet dridhja fiziologjike, që është natyrale dhe nuk vihet re. Dridhjet që nuk janë natyrale përfshijnë:

  • Dridhjen e e shtuar fiziologjike – përdorimi i kafeinës, stresi, lodhja dhe mungesa e gjumit mund ta intensifikojnë dridhjen fiziologjike. Kjo dridhje mund të shfaqet si dridhje posturale.
  • Dridhjet e shkatuara nga ilaçet – disa ilaçe mund të shkaktojnë dridhje, si psh. Antidepresanti bupropion dhe ilaçi anti – aritmik amiodarone. Dridhja rezultuese është shpesh posturale.
  • Dridhja e Parkinsonit – kjo lloj dridhjeje mund të ndodhë me dhe pa praninë e sëmundjes së Parkinsonit.
  • Dridhje thelbësore – në këtë rast shkaktohen dridhje të pjesëve të ndryshme të trupit, si duart, koka dhe kordat e zërit.
  • Dridhja cerebrale – kjo dridhje shkaktohet nga dëmtimi i trurit të vogël (cerebellum), shpesh si pasojë e goditjes në tru apo sklerozës multiple. Truri i vogël ndihmon në koordinimin e lëvizjeve, si arritja e dorezës së derës. Dëmtimi i tij mund të shkaktojë që most a kapni dot.
  • Dridhja post – goditje truri – pas një goditjeje në tru, një person mund të përjetojë dridhje të ndryshme.
  • Dridhje varësie – personat që konsumojnë rregullisht alkool mund të përjetojnë dridhje të tilla nëse mundohen ta lënë apo nuk pijnë për një kohë.

Trajtimi

Disa lloje dridhjeje mund të eliminohen apo të reduktohen në mënyrë domethënëse. Për dridhjet e shtuara fiziologjike, mund t’ju duhet vetëm të ndaloni marrjen e kafeinës apo të menaxhoni stresin. Ato të shkaktuara nga varësia ndaj alkoolit mund të reduktohen duke e trajtuar këtë problem.

Dridhjet e shkaktuara nga ilaçet mund të largohen duke ndryshuar këto ilaçe me një lloj tjetër. Dridhjet e Parkinsonit mund të reduktohen duke marrë ilaçe kundra Parkinsonit.

Dridhjet nga skleroza multiple, goditjet në tru dhe tumoret nuk mund të trajtohen.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...