Bota, dhe sidomos bota online është e mbushur me komunikim.

Megjithatë, pjesa më e madhe e këtij komunikimi, nuk është lajm dhe nuk është veçanërisht gazetari. Pothuaj 70 përqind e trafikut të emaileve është “spam”, sipas kompanisë së sigurisë online, “Symantec”. Në vitin 2012, postoheshin afro 175 milionë tëeet-e në ditë. Sot ky numër është shumëfishuar. Por pothuaj të gjithë – afro 99% – konsistonin në “muhabete të kota”, sipas studiuesve në Carnegie Mellon University.

Ndërkohë që gazetaria zë një hapësirë shumë më të vogël se sa “muhabetet”, argëtimi, opinionet, deklaratat, reklamat dhe propaganda që dominojnë universin e medias, ajo megjithatë perceptohet si diçka më e vlefshme se sa shumica e gjërave që gjen sot online.

Vlera e gazetarisë buron prej qëllimit të saj, që t’u ofrojë njerëzve informacion të verifikuar, të cilin ata mund ta përdorin për të marrë vendime më të mira.

Vlera e gazetarisë buron edhe nga praktikat e saj, më e rëndësishmja e të cilave është një proces sistematik – një disiplinë verifikimi – që gazetarët e përdorin për të gjetur jo thjesht faktet, por edhe “të vërtetën për faktet”.

/ American Press Institute/