4K i referohet një teknologjie, një pajisje ose një përmbajtjeje me cilësi të lartë imazhi. 4K përshkruan në dy rezolucione ekrani: 4096×2160 dhe 3840×2160.

Televizorët 4K ofrojnë eksperiencën më të mirë të shikueshmërisë ditëve të sotme krahasuar me çdo standard tjetër.

Është një prej ekraneve me densitetin më të lartë të pikselëve në treg plot 8 milionë. Ndryshe nga ekranet 1080p ose 720p tek të cilët mund të dalloni pikselët në një imazh, ekranet 4K ofrojnë një pamje e cila duket sikur po e shikoni nga dritarja dhe jo nga një TV.

Ju pëlqen!

Çfarë duhet të dini për TV 4K?

4K i referohet një teknologjie, një pajisje ose një përmbajtjeje me cilësi të lartë imazhi. 4K përshkruan në dy rezolucione ekrani: 4096×2160 dhe 3840×2160.

Më i madhi është prezantuar në kinema dixhitale ndërsa i dytë është më i pranishëm tek pajisje konsumatore si ekranet e TV dhe monitorët e kompjuterëve.

Rezolucionit 3840×2160 i referohemi si Ultra-Hight Defition ose UHD ndërsa 4096×2160 është 4K e vërtetë. Por 4K UHD përdoret për të përshkruar të dy standardet.

Pavarësisht madhësisë së ekranit që po shikoni, 4K ofron për adhuruesit e lojërave, filmave dhe TV një eksperiencë të pashoq. Kjo eksperiencë është e mundur falë dyfishimit të numrit të pikselëve që gjeni në një TV normal 1080p.

Cilësia e vërtetë e 4K vihet re tek ekranet e mëdha si për-shembull TV 55-inç. Ekziston sot një debat nëse syri i njeriu mund të lexojë çdo detaj që 4K ofron.

Gjithësesi diferenca mes 4K dhe 1080p është lehtësisht e dallueshme për syrin e njeriut megjithatë rëndësi ka edhe cilësia e përmbajtjes.

Është e këshillueshme që përmbajtjet 4K të shihen në ekrane 4K por ato duken po aq të mrekullueshme edhe në ekranet 1080p ose 720p. Rezolucioni 4K do të konvertohet automatikisht në 1080p ose 720p. Megjithatë shikimi i përmbajtjeve 1080p ose 720p në ekranet 4K do të ekspozojë njëherazi cilësinë e tyre të dobët për shkak të rezolucionit më të ulët.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!