Çfarë ka bërë për 6 muaj Qeveria Kurti? E pavarura MekuliPress numëron disa të arritura sociale, ekonomike, politike e juridike që u arritën brenda 6 muajve të Qeverisë së pakorruptuar Kurti:👇

1. Arsim publik falas.
2. Heqja e homologimit.
3. Shtesat për lehonat dhe fëmijët.

4. Rritja e pensioneve.
5. Ndalja e keqpërdorimit 43 milionesh me shpronësimet.
6. Nisja e procesit të vettingut.
7. Miratimi i koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
8. Mbulimi i pagesës për policën kufitare për bashkëatdhetarët.

9. Ndarja e mbi 100 milion euro për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.
10. Kontrolli i cilësisë së karburanteve nga dogana dhe jo nga kompanitë private.
11. Ndalimi i kontratave të dëmshme në vlerë prej mëse 50 milion euro.
12. Ndarja e 50 milion eurove për mbështeje të fermerëve.
13. Mbështetja gjatë pandemisë e pensionistëve, familjeve me asistencë sociale, stafit mjekësor, bisneseve, etj.
14. Ulja e pagesës së provimit të jurisprudencës në 50 euro.
15. Ulja e pagesës për patentë shoferë në 10 euro.

Dhe, hiq më pak e rëndësishme, bëri defaktorizimin politik të SRBSKA (Beogradit) në Kuvendin e Kosovës, kujton MekuliPress.