Ish-kryeministri i Francës, François Fillon do të jetë që nga sot palë ndërgjygjëse për skandalin e punësimeve të rreme. Në vitin 2017, Fillon ishte kandidati favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale, pas një karriere të suksesshme nën ish-presidentin Sarkozy. Por një revistë e përjavshme satirike franceze, “Le Canard Enchaîné”, publikoi “çudinë” e këti kryeministri konservator: kishte punësuar gruan e vet, Penelope si asistente në Parlament, por që nuk kishte bërë asnjë gjë të tillë në të vërtetë. Punësimi ishte thjesht formalitet në bordero.

Po kështu Fillon në aplikim ekstensiv të inteligjencës së vet dhe një praktike të ligjshme kishte punësuar edhe dy nga pesë fëmijët e vet në parlament ndërkohë që ishte senator duke i paguar ata në total me 84 mijë euro nga vitet 2005-2007. Fillon akuzohet kështu për shpërdorim fondesh publike, konspiracion dhe mosrarpotim të të të dhënave të situatës së tij financiare. Ai mund të dënohet me deri në 10 vjet burg dhe gjobë 1 milionë euro. Nën akuzë është edhe gruaja e tij.

Sipas mbështetësve të tij në parti mënyra e servirjes dhe koha e skandalit ishte një manovër politike asgjësuese, pasi përndryshe akte të tilla janë praktikë e zakonshme në Francë. Sipas republikanëve kjo goditje erdhi për të mbuluar zhvendosur vëmendjen nga mashtrimi elektoral në primaret e partisë në pushtet asokohe, asaj Socialiste.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!