Juventus nuk ka komunikuar ende datat për rikthimin e lojtarëve të tij, por në Continassa është e nxehtë cështja Higuain. Nga Argjentina vijnë zëra sipas të cilave Pipita po vlerëson hipotezën për të mos u kthyer në Itali. Pak për shkak të frikës së infektimit, pak për problemet shëndetësore të së ëmës e kryesisht për cështje kontrate. Një situatë shumë delicate, që nëse sulmuesi argjentinas nuk do ti përgjigjet grumbullimit, mund të hipotezohet edhe zgjidhja e kontratës.

Për momentin, sipas asaj që bën të ditur Calciomercato.com, për Higuain rrugët e përshkueshme janë tre: të kthehet në Itali e të përmbyllë sezonin, të mos kthehet e të kërkojë një akord me klubin bardhezi, ose të qendrojë në Argjentinë e të përplaset me mundësinë për të zgjidhuar njëanshmërisht kontratën nga ana e Juventus për mospërmbushje të saj. Hipotezë ekstreme, por që duhet marrë në konsideratë. Në këtë rast Pipita duhet të heqë dorë nga rroga e vitit të ardhshëm dhe këtij aktual, për një total prej rreth 10 milionë euro.