Një intervistë me historianin Carlo D’Este. Ai ishte një enigmë e vërtetë. Një sekondë bën dicka absolutisht brilante, në çastin tjetër bën dicka aq të marrë sa që të lë me gojë hapur. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte bashkëkrijues i Korpusit Mbretëror të Fluturimit dhe ishte një prej nxitësve për prodhimin e tankeve; përpara dhe pas luftës ai kundërshtonte fuqimisht shpenzimet ushtarake. Si kryeministër, ai ngriti një zyrë speciale për studimin e shpikjeve teknike, por nga ana tjetër ishte gjithnjë i zënë duke bërë gjëra të marra. Inspektim i kabllove të një ngarkese që shkonte në Mesdhe?

“Për të arritur tek Çërçilli brilant”, thotë Carlo D’Este, “duhet që të marrësh Çërçillin njerëzor plot të meta, njeriun që ishte i obsesionuar që të bënte patjetër dicka me veten e tij”. Në librin e tij “Zoti i Luftës: Një jetë e Uinston Çërçillit në luftë”, D’Este një lejtnant i ushtrisë amerikane në pension dhe një historian i spikatur ushtarak (autor i “Fitore e hidhur: Beteja për Siçilinë, 1943”) si dhe një biograf në zë (Autor i “Paton: Një gjeni për luftë” dhe “Aisenhauer: Jeta e një ushtari”) hedh një vështrim mbi udhëheqësin legjendar të Britanisë përmes një lenteje që zbulon shumë: si, e kaluara ushtarake e këtij pasardhësi të Dukës së Marlboros i dha formë karakterit të tij paradoksal – e si rrjedhim edhe vendimeve të tij profetikë gjatë Luftës së Dytë Botërore. I pakursyer e megjithatë i ekuillibruar, portreti i detajuar që shfaqet është i shkruar në mënyrë të rrjedhshme, ka nëj informacion të thellë dhe shpesh herë mbresëlënës.

Përse keni zgjedhur Uinston Çërçillin?
Kam parë dhe lexuar të gjithë spektrin e librave që janë shkruajtur për të; nuk ka patur asnjë biografi të plotë ushtarake. Nuk mund të fillosh të kutposh karakterin e dikujt nëse nuk sheh të gjithë jetën e tij. Këtë e mësova në kohën kur shkruaja për Patonin dhe Aisenhauerin. Secilën prej biografive të mia mund ta përshkruash me vetëm një fjalë. Paton: Disleksia. Aisenhauer: Varfëria. Për Çërçillin ëshët refuzimi, duke filluar që me babanë e tij, i cili e injoronte ose e nënvlerësonte. Ishte kjo që e shtyu drejt madhështisë.

Ju pëlqen!

Si e filluat?
Me atë që unë e quaj “rrethi”. Që të zhytesh brenda një personazhi, duhet të ndjekësh njerëzit që kanë qenë më pranë tij.Sigurisht, rrethi i Çërçillit ka qenë shumë i madh. Por ishte një brez që shkruante ditarë, kujtime, letra. Më vjen vërtetë keq për biografët e shekullit 21: e-mailet zhduken.

Pra ju nisët të gërmoni nëpër arkiva.
Nga përvoja që kam patur, ndieva se udhet të ketë dicka të re – dhe kishte vërtetë. Letrat e Sër Xhon Dill i gjeta në Kolegjin Mbretëror: memo me minutat e takimeve të Çërçillit, të shkruajtura me ngjyrë të kuqe dhe përgjigjet e Dillit, që tregonin se ky ishte më i fuqishëm nga sa mendonin njerëzit. Më pas letrat e Shein Leslit – askush nuk i ka parë ato më parë. Lesli ishte shumë i zgjuar: një njeri shumë i artikuluar, një shkrimtar i mirë, një kushëri që u rrit bashkë me Çërçillin dhe e admironte atë por që ishte njeriu që kish parë karakterin e tij të vërtetë. Ai ofron shumë celësa për të hapur dyer të fëmijërisë së Çërçillit – çelësa për të kuptuar Luftën e Dytë Botërore. Çërçilli u rrit si një fëmijë dhe i ri rebel, që bënte cdo gjë që donte të bënte për të arritur atë që donte. Ky është Çërçilli i pamëshirshëm i Luftës së Dytë Botërore, një prej njerëzve më të guximshëm dhe të pamëshirshëm që kam studiuar. I duhej të ishte i tillë, që Britania të mbijetonte.
Ai ishte një fëmijë i perandorisë.
Mbretëresha Viktoria ishte qendra e universit, dhe ai e shihte Britaninë si yllin ndricues dhe udhëheqës të qytetërimit. Por perandoria tashmë kishte filluar rënien. Nën sipërfaqe në Indi dhe në Afrikën e Jugut ndodhej ana e padukshme: para, pushtet, lakmi. Afrika e Jugut ishte Vietnami i perandorisë së atëhershme. Por deri në vdekjen e tij, Çërçilli ëndërronte që ta ringjallte.
Dhe cfarë mund të thoni për rolin e tij në Luftën e Boerëve?
Çërçilli, kur ishte i ri në moshë dhe një njeri në rritje e sipër ishte i sigurtë se do të vdiste shpejt dhe kështu i duhej që të arrinte gjëra të mëdha, si dhe përtë mos qenë dështaku që kish thënë aq shumë herë babai i tij. Virtuti i tij kryesor, i pandryshuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte aftësia e tij për të përfituar nga situatat ashtu si ato vinin. Në aventurën e tij të madhe me tren, ai, një gazetar mori përsipër detyrën e mbrojtjes së një treni, u kap nga Boerët dhe më pas u arratis. Ai demonstroi kurajë të pamohueshme dhe u shndërrua në hero. Megjithatë, në mesazhet e tij të hershëm ai thoshte: “Nuk do të shkojë ashtu si mendon. Nuk do të ketë mbaruar deri për Krishtlindje”.
Një njeri veprimi dhe idesh, apo jo?
Artur Balfur thoshte: “Churchilli ka 100 ide në ditë, por vetëm katër prej tyre janë të mira”. Ej, po cili është ai që ka katër ide në ditë? Dhe ai ishte në gjendje që t’i artikulonte, të përdorte atë mendje të jashtëzakonshme dhe komplekse për të bërë të tjerët që të mendonin nga këndvështrime të rinj. Kjo është mahnitëse dhe një element qendror i lidershipit të tij. Sepse çoi direkt në tanke, bombardime strategjikë si dhe zhvillime të tjerë të panumërt teknikë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
A ishin aktet heroikë që e shtynë atë drejt politikës?
Për arsye se aq shpesh i ishte thënë se ishte i pavlerë dhe duke qenë se nuk ishte në gjendje të shpenzonte para që familja e tij nuk i kishte për t’u rritur në karrierë, ai shkoi në ushtri për të provuar vetveten – dhe për të hyrë në politikë, me të cilën ishte dashuruar që herët duke qenë se ishte njëkohësisht një prej të paktëve shtigje të hapur për të. Joshja e ushtrisë i hyri në gjak dhe nuk e shkëputi kurrë nga vetja. Në moshën 36-vjeçare ishte Lord i parë i Marinës. Ai donte që ta hidhte poshtë këtë për të komanduar nëj betejë të vogël ku nuk kish shumë shanse për fitore. Kjo ishte ana e tij e rrëmbyer, që e bënte të vepronte në mënyrë të tepruar dhe merrte vendime jo të mirë.
Në periudhën mes luftërave, Çërçilli, një deputet i thjeshtë merrte informacione në mënyrë konstante për cështje ushtarake. Kjo ishte befasuese.
Edhe mua më ka bërë shumë përshtypje: ai ishte më mirë i informuar se sa pothuajse cdokush, ndërkohë që katër kryeministra shkelnin syrin ose bënin një sy qorr. Ata nuk e pëlqenin aspak atë, e megjithatë kritikët e tij më të fortë si Balfuri thoshin: “Kur vjen puna tek lufta, ky është njeriu që na duhet”. Por në maj të vitit 1940 ai konsiderohej si një rojtar afatshkurtër. Mbreti nuk e donte. Lordit Halifaks i duhej që të hiqte dorë nga detyra – ai ishte aq i mencur që të kuptonte se nuk ishte njeriu i duhur. Ata të gjithë respektonin aftësinë udhëheqëse të Çërçillit. Ata nuk i besonin atij, por u duhej një “bir k…” për të udhëhequr në kohë lufte.
Gjithë të meta ishte, apo jo.
Ai ishte një enigmë e vërtetë. Një sekondë bën dicka absolutisht brilante, në çastin tjetër bën dicka aq të marrë sa që të lë me gojë hapur. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte bashkëkrijues i Korpusit Mbretëror të Fluturimit dhe ishte një prej nxitësve për prodhimin e tankeve; përpara dhe pas luftës ai kundërshtonte fuqimisht shpenzimet ushtarake. Si kryeministër, ai ngriti një zyrë speciale për studimin e shpikjeve teknike, por nga ana tjetër ishte gjithnjë i zënë duke bërë gjëra të marra. Inspektim i kabllove të një ngarkese që shkonte në Mesdhe? Mikromenaxhim i gjeneralëve si Arkibald Uovëll në Afrikën e Veriut, të cilit i thoshte të hidhte në erë puset – i vetmi litar shpëtimi i Uovëllit!
Ai e konsideronte vetveten më të mencur se gjeneralët e tij.
Si komandant lufte, ai është një hero i papërzier; si strateg ushtarak ai ishte një makth i vërtetë. Historia më klasike është Norvegjia. Për Çërçillin, pushtimi i Norvegjisë ishte si turshia që kish ngrënë në drekë e të cilën nuk e hiqte dot qafe. Për cdokënd tjetër ishte dicka e krisur. Sa mijëra orë u harxhuan nga shtabi i gjeneralëve dhe zyrtarët e lartë për të shpjeguar se cfarë është logjistika? Ai nuk e kuptoi asnjëherë se cfarë kish nevojë një ushtri moderne e mekanizuar për të funksionuar.
Kishte një listë të gjatë gjeneralësh të liruar nga detyra.
Një tjetër dështim i madh: nuk ishte një përzgjedhës i mirë njerëzish. Ai admironte heronjtë. Problemi ishte se heronjtë e tij ishin një luftë më vonë ose ishin heroikë por jo komandantë të mëdhenj. Harold Aleksandër, zgjedhja e tij për Sicilinë dhe Italinë është shembulli klasik. Askush nuk e vinte në dyshim kurajën e Aleksandër. Por atij i mungonte sensi strategjik. Shihni pak fushatën siciliane: asnjë drejtim për lart, thjeshtë “lëri djemtë të shkojnë të luajnë”.
Por ai i mbante gjërat në lëvizje.
Atëherë, nëse nuk bëje asgjë dije se po bëje dicka të gabuar. Thjeshtë nuk mund t’i shpjegoje Çërçillit se të merrje gjërat aksion pas aksioni ishte nëj recetë për humbje. Edhe një herë, ai kishte arsye. Ajo që kish parë në Afrikën e Jugut dhe në Luftën e Parë e kish lënë të tronditur. Ka nga ata që e quajnë luftëdashës, pro ai nuk e deshi asnjërën luftë. Në vitin 1930 ai shkruante: “Pasi i lëshon qentë e luftës, nuk mund t’i mbledhësh sërish”. Ai i kuptonte horroret. Ai e dinte se kishte jo pak gjeneralë të mbetur nga lufta e parë. Por nuk mund t’i vësh faj për mosbesimin, apo ndjesinë se të gjithë gjeneralët ishin të kotë. Por ai nuk mund të kuptonte se duhej të linte ata të mirët që të bënin punën e tyre.
Ai nuk i besonte autoritetit – përvec të tijit.
Një tjetër aspekt i enigmës: pavarësisht gjtihë grindjeve, ai nuk refuzonte asnjëherë shefat e shtabit. Kur ata thoshin jo, kështu bëhej. Problemi ishte se jo nuk do të thoshte “Le të vazhdojmë të ecim para”, por “jo”-ja nënkuptonte “Hajde zihemi për ditë të tëra”, deri kur më në fund kuptonte se nuk do të fitonte asnjëherë.
Ai fitoi luftën, më pas humbi punën.
As nuk u mundua të bëjë fushatë. Ai mendoi: “Më kanë një borxh”. Unë mund të kuptoj përse ka menduar ashtu, por nga ana tjetër them se publiku e njihte më mirë Çërçillin se sa ai vetë. /StoriaIn/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!