Pasditen e kësaj të marte në grupi më i madh politik CDU SCU ka votuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian me 75 vota pro dhe 28 kundër.

Ky është vendimi më i rëndësishëm politik që tregon se Gjermania do t’i thotë PO Shqipërisë. CDU SCU ka votuar kështu draftin e dokumentit që do të votojë të enjten Budenstagu Gjerman.

Ashtu sic raportoi Top Channel disa ditë më parë, dokumenti ka 9 pika të kërkesave ndaj Shqipërisë të ciat ndahen në dy blloqe. Në bllokun prioritar janë reforma zgjedhore, ngritja e gjykatës së lartë dhe Kushtetuese ndërsa gjashtë pikat e tjera hyjnë në bllokun e dytë të cilat duhet të plotësohen kur të hapen negociatat.

Ju pëlqen!

Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ato janë:

1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK

2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese

3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.

Lexo po ashtu:  Lumezi: Kemi kërkuar ndihmën e Amerikës për hetimin e rastit Dehari

4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga

Vettingu

5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave

7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe

korrupsionit

8.Reforma në administratë

9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

Deklarata e CDU/ CSU

Top Channel/MekuliPress /

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!