Ekspertët thonë se një prej arsyeve për këtë adoptim të vogël është frika e përdoruesve se do të mbeten në rrugë pa karikim.

Si pjesë e një stimuli financiar me vlerë prej 130 miliardë eurosh, Gjermania do ti kërkojë çdo pike karburanti në vend të instalojë edhe stacione për karikimin e makinave elektrike.

Lëvizja synon të nxisë adoptimin e makinave elektrike duke reduktuar taksa dhe koston e tyre dhe si rezultat reduktuar ndotjen e ajrit.

Sipas autoriteteve lokale, nga 168,148 makina të regjistruara në Maj, vetëm 3.3% ishin elektrike. Në 2019-ën, më pak se 2 përqind e makinave të regjistruara ishin elektrike.

Ekspertët thonë se një prej arsyeve për këtë adoptim të vogël është frika e përdoruesve se do të mbeten në rrugë pa karikim.

Vitin e kaluar kancelarja Gjermane Angela Merkel vendosi objektivin e 1 milionë stacioneve elektrike në Gjermani deri më 2030. Që makinat elektrike të bëhen normë duhen të paktën 70,000 pika karikimi dhe 7,000 stacione të karikimit të shpejtë.

Nuk është vetëm Gjermania ajo që po promovon makinat elektrike. Presidenti Francez Emanuel Macron prezantoi një paketë të ngjashme prej 8 miliardë eurosh për të similuar industrinë e prodhimit dhe tregun e makinave elektrike.