Disa routerë dhe pajisje kanë filluar të shfaqen. Telefonët Galaxy S10, Note 10 dhe iPhone 11 kanë Wi-Fi 6 të inkorporuar. Rrjeti mesh TP-Link Deco gjithashtu solli vitin e kaluar routerët e parë Wi-Fi 6.

Çdo gjë që duhet të dini rreth gjeneratës së re Wi-Fi 6

Wi-Fi 6 është gjenerata e ardhshme e teknologjisë wireless më e shpejtë sesa 802.11ac. Më shumë sesa shpejtësia, do të ofrojë performancë më të lartë në zonat me popullsi të dendur nga stadiumet tek shtëpia juaj inteligjente e mbushur me pajisje.

Certifikimi i teknologjisë u bë më 16 Shtator 2019 dhe shumë harduerë po mbërrijnë e disa prej tyre kanë debutuar. iPhone 11 vjen me teknologjinë Wi-Fi 6.

Wi-Fi ka numra versioni

Këto janë versionet e Wi-Fi ende në përdorim:

  • Wi-Fi 4 është 802.11n lançuar në 2009
  • Wi-Fi 5 është 802.11ac lançuar në 2014
  • Wi-Fi 6 është 802.11ax lançuar në 2019

Wi-Fi Alliance tha se këto numra do të shfaqen në softuerë në mënyrë që të tregoni me lehtësi çfarë teknologjie po përdorni ndërsa lidheni me smartfonin, tabletin dhe laptopin në një rrjet Wi-Fi.

Versionet Wi-Fi të cilët nuk janë në përdorim të gjerë vijojnë si mëposhtë:

  • Wi-Fi 1 është 802.11b lançuar në 1999
  • Wi-Fi 2 është 802.11a lançuar në 1999
  • Wi-Fi 3 është 802.11g lançuar në 2003

Një Wi-Fi më i shpejtë

Si zakonisht standardet e fundit të Wi-Fi kanë shpejtësi më të larta transferimi. Nëse përdorni një router Wi-Fi me një pajisje të vetme të lidhur shpejtësia maksimale e Wi-Fi 6 duhet të jetë 40% më e lartë sesa Wi-Fi 5.

Këtë shpejtësi Wi-Fi 6 e arrin përmes enkodimit më efikas të të dhënave. E thënë më thjeshtë më shumë paketa informacioni vendosen në të njëjtën madhësi vale. Çipet që enkodojnë dhe dekodojnë këto sinjale po bëhen më të fuqishëm dhe përpunojnë më shumë të dhëna.

Standardi Wi-Fi 6 rrit shpejtësinë edhe në rrjetet 2.4Ghz. ndërsa industria po shkon nga Wi-Fi 5Ghz për më pak interferenca, 2.4Ghz është më i mirë në penetrimin e mureve dhe objekteve.

Jetëgjatësi më të lartë baterie

Një funksion i ri “target wake time” (TWT) do të thotë se smartfoni, laptopi dhe pajisje të tjera Wi-Fi do të kenë jetëgjatësi më të lartë baterie.

Kur një pikë aksesi komunikon me një pajisje si smartfoni juaj, do ti tregojë se kur duhet ta vendosë Wi-Fi në “gjumë” dhe kur ta zgjojë për tranferimin e ardhshëm të të dhënave. Kështu do të kursehet energjia dhe Wi-Fi do të shpenzojnë më shumë kohë në gjumë.

Performancë më e lartë në zona të populluara

Një rrjet Wi-Fi do të ngarkohet nëse jeni në një zonë me numër të lartë pajisjesh. Mund të imagjinoni një stadium, aeroport, hotel apo market. Kështu me shumë gjasa do të keni internet Wi-Fi të ngadaltë.

Wi-Fi 6 inkorporon teknologji të reja që do tu ndihmojnë në situata të tilla. Intel thotë se Wi-Fi do të rrisë shpejtësinë mesatare të çdo përdoruesi me 4 herë edhe në zonat e populluara.

Si Wi-Fi 6 lufton mbingarkesën

Mbase jo medoemos po kërkoni të dini detajet por ja sesi funksionon. Wi-Fi 6 tashmë mund të ndajnë kanalet wireless në një numër të lartë “nën-kanalesh.” Secili prej këtyre nën-kanaleve do të dërgojë të dhënat e destinuara për një pajisje tjetër. E thënë thjeshtë pajisja Wi-Fi mund të komunikojë me më shumë pajisje të tjera njëherazi përmes një teknologjie quajtur Orthogonal Frequeny Division Multiple Access ose OFDMA.

Standardi i ri ka edhe një sistem MIMO të përmirësuar. Në Wi-Fi 5 MIMO mund të komunikonte me disa pajisje njëherazi ndërsa me Wi-Fi 6 këto pajisje mund të përgjigjen të gjitha njëherazi.

Kur do ta merrni Wi-Fi 6?

Disa routerë dhe pajisje kanë filluar të shfaqen. Telefonët Galaxy S10, Note 10 dhe iPhone 11 kanë Wi-Fi 6 të inkorporuar. Rrjeti mesh TP-Link Deco gjithashtu solli vitin e kaluar routerët e parë Wi-Fi 6.

Linksys Velop janë routerët e parë të kompanisë me Wi-Fi 6 apo Netgear Nighthawk AX4 por që kushtojnë.