Ish-portieri i Real Madrid, tani tek Porto, është kandidat për presidencën e federatës spanjolle të futbollit, por është kthyer të tregojë momentet e para pas infarktit: “Që kur ndodhi infarkti disa gjëra ndryshuan, sidomos në kokën time. Nisa ti jap më tepër vlerë cdo momenti. Ndonjëherë ne lojtarët nuk e bëjmë, nuk i japim vlerë asaj që kemi e nuk besojmë se mund të bëjmë të lumtur shumë persona. Kjo ka ndryshuar”. Iker Casillas tani e ka mbyllur me futbollin dhe sheh përpara drejt një roli drejtuesi, një vit pas infarktit që e goditi ndërsa ishte në stërvitje me Porton.

Në një intervistë për median zyrtare të klubit luzitan, ish-portieri i Real Madrid ka pranuar se muaji i parë ishte më i keqi. “Pas atakut në zemër për një muaj kisha frikë të ecja – ka treguar ai – kisha frikë të flija e të bëja edhe veprimin më të vogël fizik. Ishte e trishtë, por tani ndihem mirë. Megjithatë bëj shumë kujdes me mjekimet. Besoj se vetëm mjekët mund të thonë cfarë mund të bëj e nuk mund të bëj” përfundoi ai.