Romancier i mrekullueshëm dhe mjeshtër i publicistikës, Çarls Dikens u tregua shumë i kujdesshëm mbi informacionet e bëra publike mbi ndarjen e tij nga e shoqja në vitin 1858, ngjarja mbase më skandaloze në jetën e tij.
Por disa letra të bëra publike javën e fundit hedhin dritë mbi një ngjarje mizore. Në këto letra tregohet se shkrimtari i njohur jo vetëm që e dëboi Katerinën, gruan e tij prej dy dekadash dhe nënë e 10 fëmijëve, por edhe u mundua ta fuste në çmendinë.
Arsyeja: lidhja jashtëmartesore e Dikensit me aktoren e re në moshë Ellen Ternan.
Letrat e publikuara së fundmi janë bazuar në bisedat e gruas së shkrimtarit dhe një mikut të saj kritik teatri gati 10 vjet pas vdekjes së të shoqit.
Sipas të dhënave të fundit,Dikens i kërkoi një mikut të tij psikiatër të shtronte të shoqen në çmendinë, por letrat tregojnë se psikiatri refuzoi, çka çoi në prishje të miqësisë së tyre.
E.Qose /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!