Edhe legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ka bërë urimin e tij për ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Kosova, sot më 17 Shkurt, feston 13-vjetorin e shpalljes shtet të pavarur, demokratik dhe sovran.
Urimi për këtë ditë të rëndësishme nuk ka munguar as nga ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë.
Ju pëlqen!
Ish-futbollisti nga Gjakova gjithashtu ka uruar që sa më shpejt të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
“Urime të gjithë Shqiptarëve 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës … Rrnofsh sa malet tona dhe sa më shpejti aty ku dojmë ne”, ka shkruar Cana në llogarinë e tij në “Instagram”.
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.