Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në porfilin e tij në Facebook, se për të dytin vit radhazi, në Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Diasporës, po shpërndajnë falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë.

Ambasadat e Republikës së Shqipërisë do të shpërndajnë rreth 17.000 tekste shkollore, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

“Merita kryesore megjithatë, iu takon mësuesve e nxënësve të vyer, që përkundër largësisë, vazhdojnë ta ruajnë shqipen e ta lartësojnë trashëgiminë kombëtare gjithandej në botë.” – u shpreh Cakaj.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.